Kokaina/ ”U çoj miell partizanëve”, si e komenton Pezaku atë që shkruante në Facebook

Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që u kap me 613 kilogramë kokainë në Durrës, Armando Pezakut. Në lidhje me mbishkrimin ”u çoj miell partizanëve”, Pezaku është shprehur se ”Facebook”-un ia kishte hapur i vëllai dhe ai nuk merrej më me të.
“Ditën që çova konternierin në Maminas, paradite dërgova dhe dy kontenier në Tiranë. As kisha dhe asnjëherë s’kam dijeni se çka në kontenker. Për facebook-un ku është shkruar që i çoj miell partizanëve, ma ka hapur vëllai që para 6 vitesh dhe as merrem me fb.
Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer. Shoferët e tjerë më të vjetër s’preferonin të bënin transport nga porti i Durrësit dhe unë si më i riu më jepnin të bëja rrugët e portit dhe nuk kundërshtoja”, është shprehur Pezaku.

Exit mobile version