Kokainë me arka domatesh, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali

Hiqeshin si punëtor në parcelat e domatave por në të vërtetë ishin trafikantë kokaine. Operacioni i policisë italiane ka shkatërruar sot një bandë trafikantësh kokaine që vepronin në rajonin e Sicilisë.
Banda përbëhej nga 6 shqiptarë, 3 prej tyre janë vënë nën pranga, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është dëbuar nga territori italian.
Të arrestuarit janë Dashnor Tosku 30 vjeç, Ismet Totkrau 33 vjeç dhe Elis Rustemi 18 vjeç. Operacioni i koduar “Cosuzzo” me emrin e komunës ku banonin trafikantët shqiptarë ka zbardhur me anë të përgjimeve telefonike se kokaina trafikohej me një gjuhë të kriptuar ku çdo sasi drogë fshihej nën transportin e arkave me domate.
Hetimet e policisë italiane vazhdojnë për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të këtij grupi trafikantësh.

Exit mobile version