Pas më pak se 5 muaj në treg ka mbyllur dyert, duke lënë gazetarët në rrugë Televizioni “A1 Neës” në pronësi të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima dhe drejtor Neritan Gjojdeshi.
Sipas burimeve të gazetës “Express” gjatë gjithë kësaj periudhe gazetarët i kanë marrë rrogat e tyre në dorë. Gjithashtu punonjësit nuk kanë marrë ende rrogat e dy muajve të fundit. Gjatë ditës së sotme, përmes një shkrese janë njoftuar të bëjnë dorëzimet, pasi televizioni do të mbyllej.
Bëhet e ditur se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve që kanë pasur bashkëpronarët e tjerë me Kokëdhimën.
Burime për gazetën “Express” konfirmojnë se 15 punonjës të “A1 Neës” janë drejtuar në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë për të bërë kallëzim për mashtrim ndaj Koço Kokëdhimës dhe ndaj kompanisë Ballkan SH.A. Televizioni “A1 Neës” nisi transmetimet në datën 9 korrik, ndërsa gazetarët kanë punuar që prej datës 15 prill.
Ky televizon erdhi pas shkëputjes së bashkëpunimit të Kokëdhimës me Carlo Bolinon me të cilin kishin televizionin “A1 Report”, ku me ndërprerjen e marrëdhënieve mes tyre krijuan “Report Tv” dhe “A1 Neës”.