Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Triestes që nisi punimet në Itali. Në një postim në Twitter, Kokëdhima u shpreh: “Sot në Samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.” Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka paraqitur projekte në infrastrukturë, ndryshe nga takimi i mëparshëm kur paraqiti projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Samiti do të diskutojë për tri çështje kyçe: vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike; zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal; si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile. Brukseli do të shkojë me oferta të reja për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore në rajon, ku Shqipëria është renditur vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit.
Kryesore
Continue to the categoryProgrami i PS / Pilula të Ramës për oligarkët, ndërtuesit dhe...
Brenda ditës së sotme pritet që KQZ të shpallë rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Dukshëm Edi Rama dhe Partia Socialiste do të...