Kokoneshi ka qenë tutor prostitutash në periferi të Milanos, në Magenta

Të tjera detaje bëhen publike në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi si një trafikant prostitutash dhe droge, i cili është dënuar me burg në Itali. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook denoncimin e një qytetari, i cili jep të dhëna të reja rreth të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Divjakës. Në mesazhin e një qytetari, thuhet se Kokoneshi ka qenë një trafikant prostitutash në periferi të qytetit të Milanos, më saktësisht në Magenta. Gjithashtu qytetari thekson se Kononeshi ka lidhje me avionin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ka kultivuar kanabis. Berisha ka kërkuar që Prokuroria të hetojë akuzat e rënda, që janë edhe të përsëritura në drejtim të kryebashkiakut Kokoneshi, si dhe lidhjet e tij kriminale me Erion Braçen dhe Ramën. “Kryetarin e Bashkisë Divjakë si trafikant prostitutash dhe droge të dënuar me burg në Itali. Ai denoncon deputetin e Divjakës dhe Edvin Shullazin si mbrojtësit e tij. I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë këto akuza të rënda dhe të përsëritura ndaj kryetarit të Bashkisë Divjakë, Kokoneshi, si dhe lidhjet e tij kriminale me Erion Braçen dhe Edvin Shullazin! Më poshtë keni të plotë mesazhin e qytetarit B.M. sb”, shkruan Berisha. Në postimin e plotë të qytetarit thuhet, “Mirëmbrëma z.Berisha! Pasi para disa ditësh para Bashkisë Divjakë është mbajtur një minimiting, mund ta quaj në lidhje me deklaratën që unë bëra vjet më datë 4 maj 2015 në lidhje me kryetarin e Bashkisë Divjakë! Së pari falënderoj z. Myslim Murrizi që është një person shumë i hapur dhe i drejtë. Sa i përket kryetarit të Bashkisë Divjakë, ish-tutorit dhe tutor i Bashkisë aktualisht i them hapur, që ti zotëri ke qenë tutor jo në Milano, por në periferi të Milanos, më saktë në Magenta (midis Milanos dhe Novaras). Unë bëra një deklaratë jo me shumë detaje sepse i lejova Prokurorisë që të hetonte!!! Të kam denoncuar në KLSH, SHISH, Prokurori dhe në fund ke zyra e Partisë Demokratike në Lushnjë! Asnjë zgjidhje nuk mora, vetëm kërcënime nga njerëzit e tu dhe Policia e Shtetit për të përgënjeshtruar deklaratën. Unë nuk dua partinë më shumë se Shqipërinë. Je i vetmi i padënuar nga tutorët e shtëpisë ku ke jetuar (Landi dhe Ardiani bënë disa vite burg, ti së shpejti e ke radhën). Një tutor prostitutash në krye të Bashkisë Divjakë dhe më e keqja është se prostitutën që ke pasur shkonit në shtrat të tre si vëllezër. Ti e ke vendin në burg. I lutem Prokurorisë të Përgjithshme mos të të nënvlerësojë ty. Ti je si Frroku, Rroshi, Bushi, Shukriu, madje më keq, në këmbim të seksit ti e bëre drejtoreshë një zonjë! Dhe ke lidhje me avionin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ke kultivuar kanabis.  Përshëndetje! Kokoneshin e mbron Braçe dhe vetë Edvini. Shefi i Policisë Divjakë u vendos shef rajoni i Postës të Policisë ke shefi. Kushëriri i shoferit të Kokoneshit (Dine Kajo) për të mbuluar gjërat e veta. Ju lutem publikojeni z. Berisha! Respekte B.M.”.

Exit mobile version