Basti tragjik i Joe Biden përfundon keq (nuk ishte ai personi kompetent?), slogani “luftë e pafundme” i ka ndihmuar talibanët të triumfojnë, besueshmëria perëndimore është në krizë dhe al Qaeda e di shumë mirë.
Dy të rënët e fundit amerikanë në luftime i përkasin shkurtit të 2020. Qenë vetëm 2500 dhe qëndronin të mbyllur në bazat e tyre (sa për të krijuar një ide: zjarrfikësit në Milano janë 3000, ishte e vështirë të konsideroheshin amerikanët në Afganistan një “forcë pushtuese”). Por ushtarët amerikanë krijonin siguri me praninë e tyre shumë të dobtën anipse të shumtë në numër (300000 në letër) ushtri kombëtare të Afganistanit. Shtetet e Bashkuara kanë baza në të gjithë botën, kanë 63000 njerëz në Europë dhe 53000 në Japoni nga viti 1945 dhe 26000 njerëz në Korenë e Jugut nga viti 1957, ja vlente barra qiranë të mbante 2500 në Afganistan për ta shmangur këtë katastrofë. Duke filluar nga viti 2001, kur sulmuan dhe flakën tej regjimin e talibanëve, Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësinë e asaj që u ndodhte afganasve. Mund të jetë që guerrilasit të jenë duke avancuar dhe të jenë në avantazh, por kolapsi ka nisur vërtet në një moment të caktuar: kur Biden më 14 prill ka njoftuar tërheqjen pa kushte nga vendi brenda 11 shtatorit. Nuk do ta kemi kurrë kundërprovën e asaj që do të ndoshte sikur amerikanët të kishin qëndruar, por shohim tmerrin që ndodh sot. Dyshimi është se administrata Biden ta kishte pranuar tashmë rikthimin e talibanëve në pushtet në Afganistan, por shpresonte që një gjë e tillë do të shpërndahej në 2 – 3 vitet lufte civile të mërzitshme në fund të lajmeve të mbrëmjes dhe të mos ndodhte kaq përnjëherazi. Veç të tjerash data e 11 shtatorit (dita e sulmeve të al Qaedas kundër Kullave Binjake dhe Uashingtonit më 2001) sugjeron se administrata Biden kishte ndërmend ndonjë simbolizëm pervers të çfarëdoshëm për të festuar, të llojit: misioni ynë mbyllet saktësisht pas 20 vjetësh. Por faktikisht për këtë shkollë mendimi jo të dorëzuar të dytë shiko veç të tjerash David Petraeus, ish gjeneralin dhe ish kreun e CIA, i cili deri pak ditë më parë kërkonte dërgimin me urgjencë e trupave të tjera, apo ish gjeneralin H. R. McMaster, i cili ka qenë Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i ish presidentit amerikan Donald Trump.
Lidhur me Trump. Nëse pamjet e turmës pre e panikut që tenton të hipë në bordin e avionëve që ngrihen nga aeroporti i Kabulit të kishin ardhur ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë të ishte Trump do të dëgjoheshin gjithandej daulle shurdhuese kundër presidentit që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjithçka tjetër. Tani, ajo që ndodh në Kabul nuk është se e bën Trump një president më të mirë – ai sponsorizon sektin fanatiko – demencial QAnon dhe i ka transformuar maskat dhe vaksinën në një çështje politike, sa për të cituar dy katastrofa – ama Biden i ka dhënë shumë material shkollës së dytë të mendimit, asaj të fajtorëve. Duke filluar nga njoftimi i bërë më 20 janar, ditën e inaugurimit të mandatit të tij: “America is back!”, tha ai, sikur të donte të nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara do të rivazhdonin të drejtonin ngjarjet ndërkombëtare dhe do të braktisnin atë qasje izolacioniste që kishin marrë nën Trump. Nga faqet e “Financial Times” editorialisti Gideon Rachman nënvizon se të thuash – siç thotë Biden – që tërheqja nga Afganistani është një hap i nevojshëm për t’u marrë më mirë me kundërshtarët strategjikë të Amerikës si Kina dhe Rusia është një gabim që avantazhon pikërisht Kinën dhe Rusinë. Është dëmi jo i matshëm ndaj besueshmërisë dhe, për pasojë, ndaj aftësisë shkurajuese të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë bllokut të vendeve perëndimore. Së fundi kemi edhe diskutimin tragjikomik të 8 korrikut, pak më shumë se një muaj më parë, kur Biden mbrojti vendimin e tij për Afganistanin në një konferencë për shtyp me fjalë që sot tingëllojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti.
Pyetje e gazetarëve: “Fitorja e talibanëve është e pashmangshme?”.
Biden: “Jo, sepse ushtria afganase ka 300000 njerëz të mirëpajisur dhe një forcë ajrore kundër rreth 75000 talibanëve. Nuk është e pashmangshme”.
Pyetje: “U besoni talibanëve?”.
Biden: “Është një pyetje idiote. Nuk u besoj talibanëve. U besoj aftësive të ushtarakëve afganas, që janë me mirë të stërvitur, më mirë të armatosur dhe më kompetentë në bërjen e luftës”.
Pyetje: “Zoti president, inteligjenca amerikane thonë se qeveria afganase ka mundësi që do të bjerë”.
Biden: “Nuk është e vërtetë, nuk thotë këtë”.
Pyetje: “Po atëhere çfarë niveli sigurie kanë mbi faktin që nuk do të bjerë?”.
Biden: “Mendoj se mënyra e vetme që do të ketë paqe dhe siguri në Afganistan është kur do të gjendet një ujdi me talibanët lidhur me atë sesi të bashkëjetohet dhe si të bëhet paqja” [ministra dhe presidenti ja kanë mbathur nga Kabuli fundjavën e kaluar me valixhet plot me para në bordin e avionëve të drejtuar në vendet e tjera të rajonit, në pallatet tani qëndrojnë liderët talibanë].
Pyetje: “President, disa veteranë që kanë bërë luftën e Vietnamit shikojnë jehona të përvojës së tyre në këtë tërheqje nga Afganistani. Shikoni ndonjë paralele midis kësaj tërheqjeje dhe asaj që ka ndodhur në Vietnam, ka njerëz që mendojnë…”.
Biden (duke e ndërprerë): “Jo, asnjë. Zero. Talibanët nuk janë ushtria e Vietnamit të Veriut. Nuk janë të krahasueshëm as në terma kapaciteti. Në asnjë rrethanë nuk do të shikoni njerëzë të evakuuar nga çatia e ambasadës amerikane në Afganistan. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm”.
Praktikishti gazetarët më 8 korrik pyesnin Biden se mos ekzistonte rreziku që gjithçka të përfundonte si në Sajgon më 1975, kur u shkrepën fotot e famshme e evakuuimit me helikopterë nga çatia e ambasadës amerikane në Vietnam (shënim historik: në realitet situata ishte shumë më e komplikuar se rrëfimi që bëhet, por nuk është argument për këtë artikull). Dukej si hiperbolë, gjë sensacionalistësh. Ka përfunduar më keq. Nga aeroporti i Kabulit kanë ardhur pamjet e një turme të dëshpëruar e gatshme për gjithçka që të hipte në bordin e një avioni dhe të shpëtonin nga talibanët. Njerëz që shtyheshin nëpër terminale, që pushtonte pistat, që vareshin pas avionësh në ngjitje. Tre persona që janë kapur pas një avioni në ngjitje nuk ja kanë dalë dhe kanl rënë nga disa qindra metra lartësi nëpër çatitë e Kabulit. Evakuuimi i ambasadës amerikane në kryeqytetin afganas ka ndodhur me rregull dhe nën mbrojtjen e ushtarëve amerikanë, por pamjet ikonike e disfatës të prodhuara nga 2021 janë më mbresëlënëse se ato të 1975. Për ta përfunduar me sukses këtë operacion Pentagoni ka dërguar me urgjencë mijëra ushtarë amerikanë Kabul, anipse vetëm për pak ditë. Por nëse për të tërhequr ta padëmtuar diplomatët e tu duhet të dërgosh një numër ushtarësh më të lartë se ato që sapo ke tërhequr për t’u vënë në siguri rrugën dhe një copë aeroporti, atëhere është e qartë se tërheqja ka qenë një mossukses dhe se situata në Afganistan të ka shpëtuar nga kontrolli.
Do të ishte budallallëk të theksosh se dy administratat e fundit amerikane nuk i frikësoheshin një kolapsi të papritur në Afganistan. Nëse gazetarët flasin në konferenca për shtyp do të thotë se informacione të tjera, më të mira, kanë ardhur më parë dhe me më shumë informacione janë përpunuar, nga Departamenti i Shtetit tek Pentagoni, në komunitetin e shërbimeve inteligjente. Ndoshta një problem është se debati për politikën e jashtme, ai që vjen tek votuesit, është rob sintezash të lehta që bëhen slogane. Për Afganistanin flitej për ending the endless war, dhënien fund të luftës pafund. Patjetër që është një formulë tërheqëse, sidomos në fushatë elektorale, por siç e kemi pare lufta pafund kishte ndrushuar, ishte transformuar në diçka tjetër, ishte një operacion sigurie ndërkombëtare me impenjim dhe rreziqe minimale apo gjithësesi të reduktuara ndjeshëm krahasuar me të kaluarën. Po në vend që të thuej “luftë pafund” nëpër mitingje dhe televizione të ishte thënë “lëmë 2500 njerëz në Afganistan përndryshe është sikur gratë afganase t’ua hidhnim qenve, mendoni se do të ishte e drejtë? Ecet me inerci, askush nuk begenis të shpjegojë mundësitë. Krijohet emocion për Malalën, e zënë me pushkë nga talibanët pasi donte të shkonte në shkollë, por ekziston ende bindja se në Afganistan lufta ishte ende e njëjta si në 2009. Nëse pyetja krudo është “doni t’i jepni fund luftës pafund?” është e natyrshme që të gjithë do të përgjigjen “po”.
Digresion. Të vjen të mendosh për sloganin e fushatës pacifiste kundër pushtimit të Irakut më 2003: “No blood for oil”. Ishte një slogan pakuptim. Mund të mendohet çfarë të dëshirohet për konfliktin, por kompanitë amerikane nuk e kanë prekur kurrë naftën irakene, kjo e fundit u ka mbetur irakenëve që kanë vendosur si dhe kujt t’ia shisnin (paraësgjithash kompanive franceze dhe kineze), nafta nuk është një mall kaq i pakët dhe strategjik, vendet prodhuese nuk dinë më si t’ia kufizojnë prodhimin për të mbajtur lart një çmim të balancuar dhe Shtetet e Bashkuara janë në vend eksportues. Ama në atë kohë të gjithë qenë të bindur se lufta në Irak ishte një manovër amerikane për të futur në dorë puset e naftës. Nga një publik i keqinformuar politika merr shtysat për vendime të këqia. Duke qenë se jemi në temën e formulave të mjegullta, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka deklaruar për “Corriere della Sera”: “Nuk do t’i lëmë vetëm afganasit”. Sot, mbi valën e emocionit, gjëja funksionon shumë mirë, ama askush nuk di se çfarë do të thotë me saktësi.
Është për t’u nënvizuar se ambasada ruse në Kabul mbetet e hapur, ndërsa ajo amerikane është detyruar të mbyllet dhe personeli duhet të evakuuohet nën eskortë ushtarake. Më 2020 rusët qenë përfshirë në një histori shumë të shëmtuar: inteligjenca amerikane akuzonte shërbimet sekrete të Moskës se kishin krijuar një sistem shpërblimesh për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan. Talibanët vrisnin dhe arkëtonin një premio në para. Historia është e vështirë për t’u rrëfyer, pasi gjurmët materiale janë të pakta. Ishte një sistem për të dobësuar politikën e jashtme e Shteteve të Bashkuara në Azinë Qendrore, akuza e pa rënë ndonjëherë, por administrata Trump e ka injoruar. Është pjesë e buqetës së atyre lajmeve që nuk ngjisin kurrë tek publiku i gjerë, që në fakt beson disa mite, si ai që i nxjerr talibanët e financuar në zanafillën e tyre nga amerikanë dhe funksionon më së miri në rrjetet sociale. Rusët janë akuzuar se kanë paguar talibanët në këto vite, por gjëja është sikur të mos ekzistonte.
Çështja Shteti Islamik. Shteti Islamik në Afganistan, shpesh i përmendur me siglën angleze ISKP (Islamic State Khorasan Province), është agresiv, i organizuar dhe është një armik i betuar i talibanëve, që i quajnë lagaraqë macionalistët sepse duan vetëm një Emirat islamik afganas, nuk ëndërrojnë një Kalifat global dhe i akuzon se janë në borderonë e shërbimit sekret pakistanez (lidhur me këtë kanë të drejtë, është një fakt i sigurtë). Talibanët ja shkëmbejnë urrejtjen. “Il Foglio” i ka kërkuar në formë anonime një grupi ekspertësh të xhihadit një mendim lidhur me atë çka mund të ndodhë. Përgjigja është se talibanët janë një kundërshtar i respektuar i Shtetit Islamik, nuk do ta lejojnë që t’ua pushtojë territorin dhe që, paradoksalisht, është më mirë kjo ngjitje e rrufeshme e talibanëve sesa një luftë civile që do të mund të zvarritej për vite të tëra, pasi kaosi që do të buronte është habitati i preferuar i rritjes nga ana e Shtetit Islamik. Faktikisht, në këtë mënyrë talibanët do t’i pushtojnë me dhunë celulat e Shtetit Islamik që do të arrijnë të gjenë. Në të vërtetë nga lajmet e para mësohet se kur guerrilasit sulmojnë një burg dhe lirojnë masivisht të burgosurit, ata kujdesen që të kuptojnë kush ka përfunduar në burg pse ka qenë pjesë e Shtetit Islamik.
Ata nuk janë nxjerrë në liri, por qëndrojnë në pritje që të hetohen. Ama ekziston frika e bazuar që talibanët të mos arrijnë të kryejnë operacione antiterroizmi efikase, pasi nuk kanë mjetet që kishte NDS, inteligjenca afganase e mbështetur nga amerikanët, që interceptonte kompjuterë e telefona dhe mund të siguronte survejime dhe sulme me dronë. Pastaj është edhe rreziku që Shteti Islamik, edhe pa fituar territor, të krijojë një rrjet shumë të fuqishëm në kapërcyellin midis Afganistanit e Pakistanit për të lëshuar sulme. Gjatë këtyre muajve kemi pasur tashmë një anteprimë botërore të frikshme të asaj që mund të ndodhte me sekuencën e dendur e sulmeve me bomba kundër mazhorancës shiite të Kabulit, porfshi një atentat me shumë bomba kundër një shkolle në orën e daljes që ka vrarë më shumë se 100 vajza. Talibanët mund të jenë të zot që të pengojnë femrat të studiojnë nëpër universitete, por a do të arrijnë të jenë efikasë ndaj rrjeteve të atentatorëve të aftë që t’i shpëtojnë survejimit të të gjithëve?
Dhe kjo na çon në çështjen al Qaida dhe TTP – që është sigla e talibanëve pakistanezë, një lëvizje ekstremiste në luftë me qeverinë e Pakistanit që gjen mikpritje pranë talibanëve afganas. Le ta përmbledhim përpara se të humbasim fillin. Talibanët e urrejnë Shtetin Islamik, por kanë një dobësi për shumë grupe të tjera ekstremiste si al Qaeda dhe, pikërisht, talibanët pakistanezë, por grupet e tyre aleate si al Qaeda dhe talibanët pakistanezë (TTP) kryejnë me dëshirë sulme të tmerrshme në territorin pakistanez dhe kjo krijon një kontradiktë të rëndë. Në teori marrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve parashikonin refuzimin e grupeve terroriste, por nëse këto parashikonin edhe negociata paqeje me qeverinë afganase dhe në fakt talibanët janë vërsulur si një tren mbi Kabul dhe kanë përzënë qeverinë me armët në dorë. Kështu që nuk ka asnjë siguri lidhur me atë sesi do të sillen talibanët në muajt e ardhshëm me grupet terroriste. Mund të jenë të pamëshirshëm me Shtetin Islamik, por shumë tolerantë me al Qaeda dhe me të tjerë. Kur kanë sulmuar burgun e Bagram kanë liruar Ahmed Farouq, kreu historik i talibanëve pakistanezë që ka një miqësi personale me egjiptianin Ayman al Zawahiri, kreun e al Qaedas.
Me pak fjalë: nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por do të ndodhë një çikë larg nga sytë e amerikanëve dhe edhe sikur këta të fundit ta kuptonin se diçka po shkon keq, aftësia e tyre për të ndërhyrë në Afganistan tashmë është shumë e reduktuar karshi 10 ditëve më parë, çdo mision do të duhet të fillojë nga vende të largëta. Ending the endless war është një slogan i bukur, por nga sot një dron amerikan për të zbuluar një çerdhe të al Qaedas në Afganistan do të duhet të ngrihet nga Gjiri Persik, do të duhet të fluturojë për 10 orë dhe të shkelë një hapësirë ajrore armike. Është tejet e arësyeshme që talibanët të mos jenë aq budallenj sa të lejojnë fraksione të tjera të organizojnë sulme kundër Perëndimit tani, pasi kanë nevojë për stabilitet që ta forcojnë kapjen e vendit. Por është edhe paqësore se nëse qëllimi i ndërhyrjes në Afganistan më 2001 ishte shkatërrimi i al Qaedas, një gjë e tillë nuk është arritur. Organizata është më e fortë se 20 vite më parë dhe numëron më shumë njerëz në radhët e saj. Vetëm në 2020, al Qaeda ka kryer 80 sulme vetëvrasës në Afganistan.
Evakuimi i nxituar i amerikanëve nga Kabuli të sjell në mendje një histori mbi udhëtimin e ndërmarrë nga dy gjeneralë izraelianë, Meir Dagan (që më pas do të bëhet shef i Mossadit) dhe Yossi Ben Hanan në mesin e viteve ’90 për t’u konsultuar me gjeneralin legjendar vietnamez Vo Nguyen Giap, strategun që detyroi amerikanët ta braktisnin Vietnamin më 1975. Izraelianët nuk e konsideronin hero të pamëshirëshmin Giap, por gjithësesi ai ishte një gjigand i doktrinës ushtarake dhe për t’u dëgjuar e për t’u studiuar. Në fund të takimit shumë të gjatë, Giap u tha të dyve se palestinezët e bënin shpesh të njëjtin udhëtim pelegrinazhi në Vietnam për t’i marrë mend: ju keni përzënë fillimisht francezët dhe më pas amerikanët, kështu që na shpjegoni sesi mund ta bëjmë ne të njëjtën gjë më izraelianët që kanë pushtuar tokat tona. Izraelianët mbetën për të dëgjuar përgjigjen e Giap. “U thashë atyre: francezët janë kthyer në Francë dhe amerikanët janë kthyer në Amerikë, ama hebrenjtë nuk kanë vend se ku të shkojnë. Mos i përzini”. Rikthimi i talibanëve në pushtet në Afganistan është edhe një injektim realizmi në bisedat që kanë të bëjnë me ngjarjet ndërkombëtare. Mund të shtiresh sikur armiqtë tuaj nuk ekzistojnë, por ata nuk e shkëmbejnë mirësjelljen. Ka shumë të ngjarë që kush merret me sigurinë në Izrael po e vëzhgon disfatën në Kabul dhe dëshpërimin e afganasve dhe është gjithnjë e më i vendosur për të mos i lënë çështjet strategjike – si bërthamorja iraniane apo dosja Hamas – në duart e të tjerëve.
Një paragraf i fundit kushtuar dizinformacionit. 20 vite më parë, kur amerikanët erdhën në Afganistan, ekzistonin disa shpjegime të stilit “kam kuptuar gjithçka unë” lidhur mme një naftësjellës fantazmagorik që do të duhej të përshkonte Afganistanin dhe që amerikanët e dëshironin shumë. Ai dhe jo sulmet e 11 shtatorit qenë arësyje e vërtetë e ndërhyrjes ushtarake kundër talibanëve. 20 vite më pas amerikanët janë larguar sepse nuk duronin të shpenzonin në erë para të tjera të kontribuesve për të mbajtur një mision ushtarak në Kabul.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA