Kolarov goditja e radhës e Romës

Me të gjitha mundësitë do të jetë Aleksandar Kolarov goditja e radhës e Romës në merkato. Mbrojtësi 31-vjeçar i Manchester City-it pëlqehet nga klubi verdhekuq, dhe pritet që marrëveshja të finalizohet për shumën e 6 milionë eurove. Konfirmimi i këtij transferimi erdhi dhe nga vet trajneri i Citizens, Pep Guardiola. Më parë në Serinë A, Kolarov ka luajtur me fanellën e Lazios, në sezonet 2007–2010.
Juventusi do t’i paraqesë 22 mln paund Liverpool-it, për mesfushorin Emre Can, i cili është në vitin e fundit të kontratës me “The Reds”. Lojtari i Kombëtares Gjermane, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serisë A, por duket se bardhezinjtë janë në avantazh. Megjithatë Liverpool nuk dëshiron ta shesë dhe po mendon t’i ofrojë rinovimin e kontratës lojtarit.
Edin Dzeko shfaqet optimist për sezonin e ri me Romën. Në një intervistë të dhënë, boshnjaku deklaron me bindje se verdhekuqtë do të jenë më të fortë edhe se sezonin e kaluar, ku u renditën në vendin e dytë. Por jo vetëm kaq, pasi për Dzekon objektivi i klubit është të paraqitet sa më mirë në të gjitha kompeticionet, duke filluar edhe nga Champions League, te Kampionati dhe Kupa e Italisë.
E ardhmja e Lionel Vangioni është gjithmonë e më larg Milanit. Mbrojtësi argjentinas sipas të gjitha gjasave do të luajë në Meksikë, me fanellën e Monterrey. Ishte trajneri i klubit, Antonio Mohamed, ai që zbuloi gjetjen e akordit me kuqezinjtë për 30-vjeçarin. 47-vjeçari tha se shpreson që Vangioni të vijë sa më shpejt dhe të japë kontributin e tij për klubin.

Exit mobile version