Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të zgjedhë drejtuesin e ri të këtij institucionit të drejtësisë, pas largimit të Alfred Ballës, i cili u shkarkua nga vettingu.
Siç njoftoi edhe nënkryetari i KLP, Tartar Bazaj është vetëm një kandidat në garë, ajo është Mirela Bogdani, e cila prezantoi edhe platformën e zja.
“Ne kemi hapur garën, në adresë të emailit vetëm zonja Bogdani ka paraqitur platformën”, tha Bazaj.
Ndërkohë anëtarja e KLP, Nurihan Seiti, e cila edhe pse tha se vlerëson kandidaturën e Mirela Bogdanit, theksoi se do të donte të konkurronte edhe Arta Mandro.
“Informacioni që ka marrë KLP është ky: jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente. Baza ligjore ishte për funksionimin sa më mirë të KLP duhej bërë zgjedhja e kryetarit nga vendi bosh që u la nga zoti Balla. Edhe pse mendoj se këshilli duhet të jetë funksional, nuk është se është herë e parë që kalohet një periudhë kohë kur mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe Balla qëndroi zëvendës derisa u paraqitën platformat.
Ajo që dua ti them Këshillit dhe opinionit është se unë mendoj se do ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të këshillit për kryetar.
Nga koha ku ndodhemi, ligji ka kohën dhe zgjedhjen dhe mendoj se koha si një faktor për mua dhe për zëvendësin Tartar Bazaj duket si një kohë negative. Pra ne duket sikur përjashtohemi nga kjo mundësi. Mundësia për tu zgjedhur kryetar dhe nënkryetar i takon pjesës civile që vjen nga kuvendit, ndërsa anëtarët prokuror kanë të drejtën e shumicës me 6 prokurorë. Kjo nuk do jetë e lehtë. Nuk i heq asnjë presje dhe kam superlativë për të vetmen kandidate, zonjë Bogdani sepse e kam pasur në krah, është shfaqur dinjiteti i votës.
Por po shoh edhe një dashamirësi që të kishte konkurrencë edhe nga zonja Mandro. E kam këtë me pjesën njerëzore, pjesën profesionale. Më duket kjo zgjedhje për ti dhënë një shans KLP edhe me pjesën e konkurrimit”, tha Sehiti.