Kolegji Zgjedhor në shërbim të Ramës, rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për marrjen e provave, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

PD e ka çuar çështjen e 25 prillit deri në Gjykatë dhe e ka nisur me Gjirokastrën. Ivi Kaso kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS parasysh. Të njëjtën qasje, shfaqi këtë të Hënë dhe Kolegji Zgjedhor.

Më parë, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër.

Kolegji Zgjedhor duket se ka ndjekur të njëjtin arsyetim si KAS duke rrëzuar kërkesat e opozitës.

PD kërkoi në Kolegj shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark, teksa Ivi Kaso thotë se gjithë burimet shtetërore në zgjedhje u vendosën në dispozicion të PS dhe se vullneti i zgjedhësve u deformua me anë të presioneve e benefiteve nga mazhoranca.

Më parë PD nuk ia doli në KAS dhe KQZ të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi në të shumtën e rasteve kërkesat e saj nuk u pranuan.

‘Disa raste ishin nga ky organ i specializuar. Ka patur vlerësojmë në kërkesë padinë që kemi dërguar ,dhe procesin administrativ në KQZ një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS.

Pavarësisht ndalimit që parashikon 4 muaj para zgedhejve legjislacioni, qëllimit që ka legjislatori jo vetëm në mënyrë formale të ndaloj qeverinë përdorimin e burimeve shtetërore, por edhe të japë benefite për kategori të ndryshme të shtetasve e zgjedhësve. U shkel me të dyja këmbët, u përdor masivisht çdolloj burimi shtetëror. Si në disa qarqe me tërmetin.

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria. Kriminaliteti në një zonë të caktuar punon për rezultatin e kandidatët e PS, dhe drejtorët e enteve që ndikojnë në procesin zgjedhor.

Vullneti deformohet me presion, benefite dhe siç është rasti i Gjirokastrës duke mohuar shtetasve shqiptarë votimin. Të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Edhe intimidimi i administratës shtetërore, punonjësit të mbështesnin PS, mazhorancën në pushtet duke u kërkuar arsimtarëve, nëpunësve civilë, kujtdo me bordero shtetërore për pjesëmarrje me detyrim në takime elektorale.’- tha Kaso.

Ai vijoi më tej duke thënë se janë 40 ankime nga PD vetëm për qarkun e Gjirokastrës teksa KAS nuk pranoi të marrë prova shtesë duke bërë hetim administrativ të paplotë.

”Më shumë se 40 ankime që personalisht si forcë politike ne Aleanca për Ndryshim. Për tu ndalur tek provat. Paraqitëm mbi 20 prova në KAS, dhe kërkuam marrjen e 19 provave të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore, refuzuan ti ndajnë me ne të dhënat. Mbi funksionimin e përditshëm, veçanërisht para zgjedhjeve. Pavarësisht se institucionet refuzuan provat që do të provonin pavlefshmërinë. KQZ u kërkon institucioneve dokumente për hetimin administrativ. KAS me shumicë votash refuzoi kërkesën. Me një votim 3-2 u refuzua për fat të keq, duke e bërë një hetim administrativ jo vetëm të paplotë, por duke lënë provat domethënëse.

Kërkohet shpallja e pavlefshëm e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre në kushte normale”, vijoi Kaso.

Exit mobile version