Kolegji Zgjedhor refuzon kërkesën e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të mos e pranojë kërkesën e Partisë Demokratike “për përjashtimin nga gjykimi të padive të paraqitura nga PD dhe Aleanca për Ndryshim”.

Kolegji argumentoi se pretendimet e PD se, 7 anëtarët e Kolegjit j nuk garantojnë paanshmëri në gjykim, janë të pabazuara.

Në fakt, vendimi u dha përkundër shpresave të përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu, që më herët në një shënim në Facebook shkruante: “Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”.

761194 n

Artikulli paraprakZgjedhjet moniste të 2019/ Manjani publikon nenin që i jep të drejtë Kushtetueses që të mos pranojë tërheqjen nga çështja
Artikulli tjetër“Kape gruan time me dorë dhe t’a shohim”, banorët e Lumasit përplasen me policinë