Efektivi Bexhet Berberi, i cili u arrestua për shpërdorim detyre pas vetëvrasjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta në 4 maj të vitit 2022 në ambientet e komisariatit të policisë në Kavajë, ka treguar dinamikën e ngjarjes, teksa hedhur poshtë akuzat se ka përgjegjësi për vdekjen e të riut.
Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti në News24, polici ka treguar se në momentin kur Ilvi Meta ka kryer aktin e vetëvrasjes nuk ka qenë në komisariat por në patrullim në qytet.
“Unë kam përgjegjësi që të mos godasë oficerin e policisë gjyqësore dhe të mos largohet nga ambientet e komisariatit, unë e kam bërë detyrën time”, u shpreh ai, duke hedhur akuza ndaj kolegëve: “Mendimi është se nuk është kontrolluar në kontrollin e dytë, ku nuk më lejohet të hy brenda.”
Bexhet Berberi: Në 16:00 më njofton oficeri sille tek zyra. I komunikuan arrestin, e kontrolloi oficeri në praninë time dhe të shefit të krimeve, nuk kishte sende të palejuara me vete. U shkrua procesverbali. E mora e çova tek oficeri, hapi derën ai dhe u kontrollua sërish tek dera, sepse unë nuk lejohem të futem brenda. U fut 16:20 deri në orën 19:30 kur ka ndodhur ngjarja nuk kam qenë aty, por në qytet, Më njoftuan që ka ndodhur ngjarja, kur shkova në spital ishte pa shenja jete. Doktori tha s’ka shenja jete. Ata më thonë shpërdorim detyre nga ana ime.
Ai ishte ndaluar në orën 10:00 të paradites, ai është shoqëruar për verifikim. I kanë dalë shenjat e gishtave për vjedhje. Nuk dihet nëse ishte problematik. Ishte ndaluar 2-3 herë për vjedhje, por lirohej sepse dilte i pafajshëm.
Me familjen e tij njiheshim, vëllai im i ndjerë me babin e Ilvi ishin shokë të ngushtë. Pinin kafe, edhe unë kam qëndruar. Edhe babai i tij thotë që unë s’kam gjë me ty, më thotë “ti s’ke lidhje e di, por kanë të tjetër”.
Unë e kam mbajtur nga ora 14:00, kontroll sipërfaqësor i kemi bërë ne, më pas edhe punonjësi i policisë që është brenda. Mendimi është se nuk është kontrolluar në kontrollin e dytë, ku nuk më lejohet të hy brenda.
Unë kam përgjegjësi që të mos godasë oficerin e policisë gjyqësore dhe të mos largohet nga ambientet e komisariatit, unë e kam bërë detyrën time.
Efektivi Bexhet Berberi është shprehur se Ilvi Meta nuk kishte veshur atlete dhe është mister se ku ai e gjeti lidhësen e këpucëve, duke hedhur poshtë çdo pretendim se i riu mund të ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Kavajës.
“Kur e takova kolegun donte t’i binte murit me kokë “çfarë më ndodhi mua”. Familja e tij u lajmërua nga policia”, tha ai, duke shtuar se kishte njohje me babain e viktimës.
Bexhet Berberi: Ke bolieri i banjës, punonjësit e policisë kanë lëvizur, nuk kanë parë shenja të mira tek lëvizet e tij. Ka hipur tek bolieri dhe sipër ka një zgarë hekuri, që është e dukshme. E ka lidhur aty lart dhe punonjësi i policisë nuk e ka parë brenda.
Oficeri e ka dorëzuar shërbimin në orën 7. ndërsa oficeri tjetër që ka marrë shërbimin nuk ka shkuar fare ta kontrollojë personin. Dyshoj se e ka kryer aktin gjatë ndërrimit të turneve.
Punonjësi i policisë së ka qenë brenda e ka parë të varë, ka njoftuar oficerin, ky i fundit ka marrë çelsat dhe kur kanë hapur derën ka qenë i lidhur.
Nga ora 10:00 deri në 16:00 që kam marrë shërbimin ka qenë i shoqëruar në komisariat. Nga ora 16:00 deri kur ndodhi ngjarja s’ka pasur as ushqim dhe as cigare. Familja ka shkuar në 18:00 për ti dërguar ushqim. Deri në atë orë ka qenë pa ushqim.
Nuk ka pasur atlete fare, ky është dyshimi. Nuk është keqtrajtuar, s’ka pasur shenja dhune. Unë e njihja se më thoshte “dajë”, i ofrova ushqim më tha më kanë marrë në të padrejtë.
Kur e takova kolegun donte t’i binte murit me kokë “çfarë më ndodhi mua”. Familja e tij u lajmërua nga policia.