Komandanti i krimit Rama, një plan ogurzi për zgjedhjet

Kryetari i opozitës ka paralajmëruar se i njëjti skenar nga Rama synon kapjen e zgjedhjeve dhe rënimin e institucionit të votës së lirë të shqiptarëve. Basha e quajti këtë një plan ogurzi. “Të njëjtin plan ogurzi, ka republika e vjetër dhe për zgjedhjet.
Të ndalojë vetingun politik, ose siç njihet ndryshe, gjykimin popullor me votë, që është motori, zemra dhe vetë mekanizmi i demokracisë. Për këtë arsye, e mbushi Shqipërinë me drogë. Për këtë arsye u bë pengesë për nxjerrjen e kriminelëve nga institucionet, ku i futi, pasi mori pushtetin me ta. Për këtë arsye, i ka shndërruar institucionet shtetërore në institucione partiake, si kurrë më parë, për ta patur zili dhe Partia e Punës, për ta patur zili edhe Ramiz Alia nga varri.
Eshtë e dokumentuar gjithçka. Dokumentuar janë listat e patronazhit në Policinë e Shtetit. Turp i madh, i ka shndërruar në militantë, i ka shndërruar në njerëz që ose kthehen në militantë, ose largohen nga puna. E njëjta gjë me ushtrinë, e njëjta gjë me shëndetësinë, e njëjta gjë me arsimin. Faktet i kemi, të gjitha i disponojmë. Turp i madh, por nuk ke për ta çuar dot në fund planin”, tha Basha.
Kryetari i opozitës deklaroi prerë se, opozita nuk do të pranojë kurrë të futet në zgjedhje me Komandantin e krimit të organizuar si kryetar qeverie dhe kjo është më minimalja që mund të bëjë opozita. “Të pranojmë ne të shkojmë në zgjedhje, të pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje me kryeministrin, i cili është kreu, komandanti i ushtrisë së drogës dhe i rezervuarëve dhe hambarëve të drogës, të pranojmë të shkojmë në zgjedhje me njeriun që i futi kriminelët në institucione dhe pengon zbatimin e ligjit që t’i mbajë në institucione. Të pranojmë zgjedhje me kryeministrin që e shndërroi republikën e vjetër në parti-shtet dhe shtet-parti, kurrë nuk do ta pranojmë”, tha Basha.
Duke ju referuar një reagimi të europarlamentarit Fleckeinstein, Basha deklaroi se opozita do të ishte në të drejtën e saj të kërkonte arrestimin e shkaktarit të shndërrimit të vendit në një çiflig të mafies.
“Prandaj miku ynë, Knut Fleckeinstein, një të vërtetë të madhe ka thënë: Asgjë s’ka të përbashkët me situatën në Maqedoni para zgjedhjeve, sepse këtu është 10, 100 herë më keq. Ndaj oferta jonë për qeveri teknike, është një ofertë e zemërgjerësisë tipike opozitare të opozitarëve të lirisë. Sepse kemi qenë në të drejtën tonë dhe jemi në të drejtën tonë të kërkojmë arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre, të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit tonë.
Por, nuk kemi kërkuar këtë, s’kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, sepse me zemërgjerësinë tonë, kemi kërkuar vetëm të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë, se ku e ka sjellë vendin dhe ku i ka sjellë shqiptarët, para njëri-tjetrit dhe para botës mbarë, që e njeh sot problemin e drogës, problemin e krimit si askush tjetër. Vetëm largimi i Edi Ramës nga karrikja kryeministrore është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk ndryshon dhe çdo ditë që kalon është kohë e humbur. Por nuk është kohë e fituar për republikën e vjetër, për këtë ju jap fjalën. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vetëm fillimi”, tha Basha.

Basha për Fleckenstein

Miku ynë i shtrenjtë, raporteri social-demokrat në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili na ka ndihmuar për ligjin për dekriminalizimin dhe i jemi shumë mirënjohës, dje tha që nuk është Shqipëria si Maqedonia, pra, nuk është e njëjta gjendje. Para zgjedhjeve bëhet fjalë gjithmonë, sepse pas zgjedhjeve problemet me të vërtetë nuk kanë të ngjarë, sepse aty kanë edhe dimensionin etnik, dhe dihet qartë se ku jemi ne së bashku me të gjitha partitë e tjera politike shqiptare. Por e kam fjalën për situatën përpara zgjedhjeve, dhe nuk ka asgjë të përbashkët.
Mik i dashur Knut, ke 100 për qind të drejtë, sepse Shqipëria është 10 herë më zi, 10 herë më keq se Maqedonia.
Më thuaj, 2.5 milionë rrënjë kanabis, shifër zyrtare e policisë. 2.5 milionë rrënjë kanabis të shkatërruara. Mesatarisht janë katër kilogram për rrënjë. I bie, 10 milionë kilogramë. I paskan shkatërruar, sipas policisë. Ne thamë, i korrën, por a i shkatërruan apo jo, duhet verifikuar. Si duhet verifikuar. Si në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian, të NATO-s, Shqipëria ka pasur dhe ka protokollet e asgjësimit të drogës, që është një mall me vlerë të lartë në tregun e paligjshëm të drogës.
Këto protokolle parashikojnë vendin, orën, regjistrimin dhe praninë e prokurorëve dhe institucioneve të tjera që verifikojnë asgjësimin. Ish-oficerët e policisë, të cilët i shoh këtu të pohojnë me kokë, sepse kjo dihet, ky është protokolli. Ku janë protokollet e shkatërrimit të 2.5 milionë rrënjëve bimëve narkotike? Po pse nuk ka protokolle?
Sepse droga nuk është asgjësuar, droga është në tunele, magazina dhe bunkierët e mafias shqiptare në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Prandaj zbulohen 12 ton në Përmet, 2 ton këtu, 1 ton aty.
Mirë e tha Elton Metaj, nuk është më lajm kur ka drogë, por kur nuk ka drogë, është lajm. Sepse Shqipëria është e gjitha e mbushur me drogën e Edi Ramës, me projektin e Edi Ramës, për të shmangur vetingun politik, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke përdorur drogën, siç e përdori në Dibër, siç e përdori në vitin 2015, por tani shumë herë më shumë. Por tani asgjëson përfundimisht vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky është projekti.

Asnjë forcë nuk mund të thyejë lëvizjen popullore

Kryetari i opozitës deklaroi se nuk ka asnjë forcë, e cila mund të ndalë lëvizjen popullore deri në përmbysjen e Republikës së vjetër dhe fitoren e Republikës së Re.
“Ne e dimë fare mirë se për ku jemi nisur. Nuk ka forcë, e cila mund të na ndalë. Ata e dinë fare mirë se çfarë do të humbasin, nuk ka forcë që mund t’i thyejë përveç bashkimit tuaj, përveç qëndresës suaj. Ndaj qëndresa, vendosmëria, kurajo, përgjegjshmëria, sakrifica në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë, duhet dhe do të vazhdojë derisa republika e vjetër të jetë histori, dhe Republika e Re realitet”, tha Basha.
Kryetari i PD deklaroi se, lëvizja popullore do të shkatërrojë perandorinë e krimit dhe monopolet e oligarkëve. Ai u rikthye tek zgjidhja përmes votimit elektronik dhe biometrik. “Republika e Re është reformë e thellë kushtetuese që kufizon pushtetin e kryeministrit. Që kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës që është qytetari dhe populli shqiptar.
Republikë e Re nuk është thjesht qeveri teknike, Republikë e Re janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, patjetër me votim elektronik, me votim biometrik elektronik dhe numërim elektronik, ku as militantët, as kriminelët nuk do të kenë mundësi të tjetërsojnë votën e askujt, as të djathtë, as të majtë.
Republikë e Re është çlirim i ekonomisë nga oligarkët, nga monopolet, nga ato instrumente që zgrapin një mijë euro për frymë në tre vjet, nga xhepat tuaja, nga tavolinat tuaja, duke u kredhur në mjerim, në papunësi, në pacientë të pashëruar, në të rinj të paarsimuar, në një komb dhe një shoqëri të tërë pa shpresë. Që të marrë fund kjo, do të asgjësojmë monopolet, oligarkët dhe do të rikthejmë konkurencën e lirë mes qytetarëve, mes bizneseve, si standardi i lartë i shoqërive të lira, si i vetmi standard europian ku çdokush të ketë mundësinë të fitojë me djersën e ballit, jetën dhe fatin e tij dhe të familjes së tij.
Këto janë themelet e Republikës së Re dhe padyshim është detyra më e shenjtë, garantimi i dinjitetit dhe i të drejtave tuaja, i çdo qytetari shqiptar–pavarësisht prej bindjeve politike, pavarësisht prej moshës dhe zanatit, përkatësisë krahinore, statusit social, statusit ekonomik, të gjithë të barabartë në Republikën e Re përpara ligjit, me të drejtat e garantuara para ligjit.
Ky është tabani dhe mbi këtë taban do të ngrihen fuqishëm, themelet e një ekonomie kombëtare vibrante, që do të ndezë motorët e optimizmit, do të çlirojë energji pozitive, do të thithë investime të brendshme dhe të huaja, do të sigurojë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për çdo shqiptar”, tha Basha.

Punësimi tek të rinjtë me arsim të lartë ka rënë me 36%

Paradite në sheshin e lirisë kryetari demokrat, Lulzim Basha bisedoi me të rinj dhe të reja për mënyrën se si ata shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Studentë të universiteteve publike shqiptare dhe të tjerë që kanë përfunduar studimet jashtë, folën për vështirësitë që shoqërojnë studentët në kalimin nga bankat e shkollës në tregun e punës të dominuar nga mungesa e meritokracisë.
Të rinj nga qytete si: Elbasani, Shkodra, Vlora, Fieri dhe Tirana folën për problemet që i bashkojnë, të cilat i ilustruan me shifra. Stiliano Rushaj, student i universiteteve jashtë vendit, i kthyer pas përfundimit të ciklit të doktoraturës, tha se punësimi tek të rinjtë me arsim të lartë në Shqipëri, ka rënë me 36% nga viti 2010 më 2016. Kjo shifër është tre herë më e lartë se ajo e vendeve të rajonit, ndërkohë që shteti fqinj serb shënon një rritje prej 5% të punësimit të të rinjve me arsim të lartë.
Benardeta Syku nga Shkodra tha se të rinjtë kërkojnë drejtësi, në arsimim, në punësim. Kërkojnë të gjejnë në vendin e tyre mundësitë për të cilat marrin rrugën larg familjes.
Ergert Alimerko nga Vlora dha një tjetër shifër lidhur me rininë dhe papunësinë. 70% e të rinjve thonë se problemi i tyre më i madh është papunësia. Këta të rinj dhe familjet e tyre, të cilët nuk gjejnë punësim apo gjejnë punë jashtë fushës për të cilin kanë studiuar apo edhe të rinj, të cilët detyrohen të punojnë vetëm për të përballuar jetesën, janë pjesë e atyre qindra mijëra të larguarve.
Ina Haxhija, studente, i solli shifrat më pranë qytetarëve duke shpjeguar se një në dy të rinj sot janë të papunë, ndërsa gjashtë nga dhjetë të rinj e të reja zgjedhin të largohen nga Shqipëria.
Marjeta Zenelaj, e cila ende nuk ka përfunduar studimet e larta, bëri thirrje për një përmirësim të sistemit arsimor publik, i cili, edhe pse me tarifa më të larta, nuk ofron asgjë më shumë se dje.
Nardi Bushi, Megi Ndregjoni dhe Ferhat Meshi theksuan se është pikërisht detyrë e brezit të ri dhe studentëve me mentalitet të ri, që duhet të krijojnë themelet e vlerave dhe moralit në Shqipëri ashtu si ka ndodhur në vendet perëndimore. Të rinjtë dolën në konkluzionin se në një vend ku politika varfëron qytetarët, për t’u blerë dhe mohuar më pas edhe të drejtën për të zgjedhur, zgjidhja mund të vijë vetëm nga bashkimi i zërave dhe ngritja së bashku.

Exit mobile version