Komandanti i RENEA-s, Sokol Poçari i dehur dhe bërë tap nga alkooli, nuk ka lejuar drejtorin e FLO, Sokol Bizhga, që t’i bëhet testi i alkoolit nga Policia Rrugore. Pas urdhërit të pezullimit Bizhga kërkon t’i bëhet testi i alkoolit, por kreu i RENEA-s sjell njësitin e Policisë Rrugore për të mos lejuar Policinë Rrugore t’i bëjë testin. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një oficer policie. Oficeri denoncon gjithashtu futjen në radhët e RENEA-s nga Çako dhe Saje qorri, të banditëve të Shullazit dhe bandave të tjera.
“Reneasi dixhital denoncon Komandantin e RENEA-s, Sokol Poçari i dehur dhe bërë tap nga alkooli, pezullohet nga detyra nga Sokol Bizhga, drejtor i FLO dhe pas urdhërit të pezullimit Bizhga kërkon t’i bëhet testi i alkoolit dhe për këtë qëllim sjell njësitin e Policisë Rrugore. Poçari refuzon t’i nënshtrohet testit dhe rreshton efektivin me të gjitha pajisjet që ta mbrojë atë nga testi i alkoolit. Kurse Bizhga jep urdhër të shpërndahen efektivët të mbledhur për të mbrojtur Komandant sarahoshin nga testi i alkoolit.
Skena tragjikomike në atë që duhet të jetë reparti më serioz i Policisë së Shtetit. Oficeri denoncon gjithashtu futjen në radhët e RENEA-s nga Çako dhe Saje qorri, të banditëve të Shullazit dhe bandave të tjera!
“Përshëndetje Doktor. Në Repartin Special elitën e Policisë së Shtetit RENEA ditën e djeshme ishte një shfaqje aspak e këndshme ku komandanti i atij reparti Sokol Poçari në gjendje tejet të rënduar nga alkooli i dehur totalisht që njihet për drejtimin e paaftësisë profesionale ku dhe humbi jetën në operacion në Lazarat, Ibrahim Basha, për mungesë drejtimi ditën e djeshme kanë bërë llafe dhe debate me drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale FLO z. Sokol Bizhga, ku ky i fundit i komunikon pezullimin dhe kërkon të kryhet testi i alkoolit ku bëhen komik në prani të forcave RENEA njëri jep urdhër Komandanti i RENEA-s që rreshton efektivin me pajisje që ta mbrojnë nga testi i alkoolit tjetri jep urdhër që të shpërndaheshin dmth drejtori i FLO-s ky është treguesi i drejtimit të Repartit Special ku ka besim komuniteti për zgjidhjen e situatave më të ndërlikuara që krijohen. Dua të shtoj se në këtë repart janë lëvizur për këto katër vite 60% e efektivit dhe nga Saje qorri dhe Çako janë marrë jashtë kritereve ligjore ku në mes tyre ka edhe persona që janë me lidhje me bandat si ajo e Shullazit dhe bandat tjera të rrezikshme flm”, shkruan oficeri i policisë.