Kombëtarja shqiptare e pathyeshme për Uellsin

Shqipëria ka arritur ta ndalë me barazim pa gola Uellsin në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Cardiff.

Kuqezinjtë arritën të mbesin të pathyeshëm përballë uellsianëve, shkruan Gazeta Express.

Në pjesën e parë Manaj pati mundësi të artë, por e shpërdoroi atë.

Në të dytën, Uellsi e mori dominimin total të ndeshjes duke rrezikuar vazhdimisht, por mbrojtja kuqezi nuk arriti të thyhej.

Kjo ndeshje i ndihmon Uellsit për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor, ndërkohë Shqipëria tani e luan ndeshjen tjetër miqësore me Republikën e Çekisë.

Exit mobile version