Nga Edi PALOKA
Anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese do betohet përpara bozaxhiut të lagjes…
Kjo është komedi e zezë…
Po bëjnë çdo akt antikushtetues dhe antiligjor për të kapur dhe hallkat e fundit të drejtësisë.
Edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po i shpallin si ju do palla jo vetëm pa asnjë lidhje me Kushtetutën por pa u lodhur as ti maskojnë formalisht veprimet e tyre.
E bënë si deshën të ashtuquajturen “reformë në drejtësi” dhe tani po shkelin paturpësisht të gjitha nenet kushtetuese që vete i bene e vete i votuan, madje duke deklaruar se kundër tyre ishte opozita që nuk donte reformën.
Tani është vetëm opozita dhe Presidenti i Republikës që po ju kërkon, asgjë më shumë se sa zbatimin e neneve të Kushtetutës që “rilindja” vetë i bëri e vetë po i shkel.
Në bazë të Kushtetutës, Presidentit i takojnë të zgjedh tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Rama me Ulsiun nuk duan ti lenë asnjë. Edhe ata që duhet ti caktojë Presidenti, i cakton Ulsiu me Tao Pallën dhe Spiropallën.
I çojnë Presidentit një listë vetëm me katër emra kur Kushtetuta që vetë e bënë, i detyron ti çojnë të paktën nënte kandidatë. Listen e bën Dvorani në Surrel po edhe kjo nuk mjafton. Kur Presidenti zgjedh mes ketyre, kërkojnë ta bëjnë nul dhe të caktojnë edhe brenda grupit të Dvoran surrelsit, ata që duan Ulsiu me Spiropallën.
Antarin e parë të dekretuar nga Presidenti, janë bëre gati ta rrëzojnë me Vettingun “e pavarur” ( që automatikisht do sillte stergjatjen e procesit te formimit të GJK edhe me minimumin prej gjashtë anëtarësh. Kjo për ata që justifikojnë e duartrokasin shkeljet e Kushtetutës me justifikimin se duhet ngritur shpejtë Gjykata…)
Antaren e dytë të dekretuar nga Presidenti përpiqen ta bëjnë nul duke caktuar jashtë çdo ligji dhe logjike, një personazh për të cilin deri dje nuk do të guxoja të jepja opinion sepse nuk e kisha degjuar ndonjëherë, por që sot e demaskoi dhe diskretitoi veten në mënyrën me groteske kur duke zbatuar urdhërat dhe këshillat e profesor Ulsiut, shkoi dhe “u betua” si anëtare e GJK përpara një …notereje…!!!
E kjo presupozohet që do mbrojë Kushtetuten dhe të drejtat e qytetareve shqiptarë.
Une “e kam këshilluar” dhe herë tjetër udheheqësin e Surrelit; sa bën akrobacira idiote dhe të trasha duke u përpjekur ti shesesh si kushtetuese dhe demokratike aktet që ndërmerr për të konsoliduar një sundim diktatorial, më mirë mblidhi ato leckat që ke në atë që e quan parlament e veri të votojnë një ndryshim të vetem kushtetues.
Një nen që riktheje nenin e parë të Enverit; “rilindja” shpallet partia e vetme në Shqipëri dhe Rama lideri i vetëm, historik, legjendar, laskar…
Keshtu e zgjidh një herë e mirë këtë çeshtje. Pastaj dhe ata shqiptarë që bëjnë gjoja sikur nuk kuptojnë të vendosin në se do ulin qafën dhe një herë që në qafën e tyre të vendose prapanicen tao palla me ulsiun, apo do reagojnë.
Tani filloni e shani opoziten…