Komentoi goli që eliminoi Egjiptin, vdes komentatori sportiv

Futbolli egjiptian është në zi. Komentatori sportiv Abdel Rahim Mohamed vdiq për shkak të një ataku kardiak pas disfatës së Salah me shokë në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, e vlefshme për ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit A, në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Sikurse referon “Russia Today”, që citon mediat lokale, ish-futbollisti u ndje keq pas golit deçiziv të pësuar në minutat shtesë.
I ndihmuar menjëherë nga kolegët Mohamed më pas u dërgua në spitalin francez Qasr Al-Aini, ku mjekët kanë tentuar ta rianimojnë për më shumë se gjysmë ore, por pa sukses. Rahim Mohamed po komentonte ndeshjen në kanalin Nile Sports. Në tentativën për t’i shpëtuar jetën kolegët e dërguan menjëherë në repartin e asistencës mjekësore në katin e shtatë të ndërtesës së televizionit shtetëror egjiptian. Por, të gjitha përpjekjet për ta risjellë në jetë në përfundim rezultuan të kota. Egjipti e mbylli aventurën në Botëror në vendin e fundit të Grupit A, me 0 pikë.

Artikulli paraprakHeroi Kane mban në ankth tifozët…
Artikulli tjetërGjermania jashtë Botërorit, Low një nga fajtorët kryesorë