Kryeministrin Rama duket se po e lejnë jo vetëm nervat por edhe argumentet kur vihet në krahasim puna e tij në 6 vite qeverisje në raport me paraardhësin e tij Berisha, sidomos kur gjuha shkon te integrimi i vendit në Europë dhe në strukturat Euro-Atlantike.
Sot Rama dha një tjetër shfaqje propagandistike me punësimin sipas tij të ekselentëve në administratë, por kur vjen puna për të dhënë llogari për atë çka bërë për antarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, është e dukshme që nuk ndihet rehat kur komentuesit ia kujtojnë shpesh që nuk ka bërë asgjë.
Këtë i ka kujtuar Kryeministrit edhe një komentuese e identifikuar si Olta Neziraj e cila i shkruan:
‘Eheee Sala na i hapi vizat… na futi në Nato brenda 8 viteve … e ti as negociatat si hape dot… a e din qe po i humb vetes pik me propagantat që po bën si Enveri dikur’.
Dhe si gjithmonë përgjigja e Kryeministrit të shoë-t është mospërgjigja, ose kalimi i radhës duke devijuar temën për të cilën vjen shqetësimi.
‘Olta Neziraj mos qaj hallin e pikëve të mia, se s’jam për pikët e mia në këtë punë unë, po gezohu që nga sot në administratën e këtij shteti do të jetë 373 ekselente dhe lëre Salen se s’jemi ne kazan ketu!’, i shkruan Rama komentueses, duke i mohuar përgjigjen mbi pyetjen që i parashtroi.