Jo vetëm komisariati i Korçës është kthyer në një Gestapo torturash, por edhe komisariatet e tjera të policisë në të gjithë vendin menjëherë pas emërimit në krye të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës. Pas dy rasteve të torturave në qelinë e policisë së Korçës ku një I ri vdia në duart e policëve, një tjetër i ri është torturuar në komisariatin e Vlorës ku i janë thyer dhëmvbët dhe hunda nga 5 policë civilë.
Ditën e djeshme, një i ri shkaktoi jo pak panik në qytetin e Vlorës, teksa u shfaq me kallashnikov në ambientet e lokalit, ku u shënua edhe një 1 e shtëna.
Sipas njoftimit të Policisë, disa efektivë që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizonin në kohë situatën. Po sipas vëllait të Besmirit historia ka qenë krejt ndryshe.
Ai thotë se i vëllai është dhunuar barbarisht nga ana e Policisë, dhe për këtë ka kryer disa ndërhyrje.
Sipas tij Besmiri ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba.
Mesazhi i të vëllait për Faxëeb:
“E vërteta po fshihet, kanë qenë policët që kanë rrahur vëllain tim. Ai ka qenë në një karburant duke mbushur motorin me benzinë dhe ndërkohë efektivët e dehur kanë shkuar me makinë dhe e kanë dëmtuar tek këmba.
Vëllai im u tha të shikonin sepse e kishin vrarë në këmbë, por ata e kishin sharë me fjalë nga më të pistat dhe më pas e kishin qëlluar me grusht. Im vëlla ishte larguar me shpejtësi dhe kishte marrë një kallash që nuk e di nga e ka gjetur.
Kur u kthye në karburantin që ka edhe lokal, ata ja morën direkt armën dhe u qëllua vetëm njëherë në ajër. Unë isha nga ana tjetër e trotuarit dhe pas këtij momenti i pashë të gjitha, por s’më linin të afrohesha. Ata e rrahën aq shumë sa im vëlla bëri operacion hundën dhe tani sapo i bëra skanerin e kokës pasi e kanë dëmtuar shumë.
Shikojini edhe vetë fotot. Ishin civilë sepse edhe pasi erdhi furgoni i policisë nuk i ndau, por ata vazhduan ta rrihnin vëllanë tim. I pashë lajmet dhe nuk po duroja dot më kur i lexova. Kjo pasi 6 emrat e civilëve janë fshehur, ka edhe shumë gjëra të tjera që po fshihen. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje dhe do kërkoj të drejtën e vëllait tim. Gjithçka që po them do të vërtetohet edhe me kamerat e karburantit. Fotot e vëllait tim të dhunuar e tregojnë se nuk ka qenë ai autori në këtë çështje, siç duan ta tregojnë”.
Disa ditë më parë, në qelinë e paraburgimit të komisariatit të Korçës, një i ri humbi jetën. Nën hetim janë vendosur dy punonjës policie, të cilët akuzohen nga familjarët e të ndjerit se kanë dhunuar babanë e tre fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.