Komisioneri europian për Zgjerimin, Johaness Hahn, deklaroi sot nga Tirana se Shqipëria e ka urgjente për dekriminalizimin.
“Duhet të jemi të qartë që legjislacioni duhet të zbatohet shpejt dhe në mënyrën e duhur”, tha Hahn. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Hahn e vuri theksin tek reforma nw drejtwsi si njw nevojw urgjente. Po ashtu, ai vuri në dukje, se nuk ka datë të përcaktuar për hapjen e negociatave për anëtarësim.
“Mund t’ju them vërtet që ishte një takim produktiv, shkëmbim idesh, jo vetëm me Kryeministrin por edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe u bë një debat i gjallë dhe kështu duhet të jetë nw fakt, të ketë diskutime duke përfshirë edhe shoqërinë civile, por në fund të jetë e qartë që wshtw e ardhmja evropiane e Shqipërisë, interesi kombëtar i këtij vendi, pasi bëhet fjalë për perspektivën europiane të vendit. Vend do të thotë qytetarët, brezi i ri dhe duhet t’u japim atyre një shans për të ardhmen.
Ka qënë e rëndësishme se cilat janë çështjet më urgjente dhe më lejoni të them që për momentin, kyç është reforma në drejtësi. Këtu na duhen shumë shpejt zbatime dhe kjo reformë krahasuar me ç’po ndodh në vende të tjera fqinje, është në një shkallë të paprecedentë. Pra, është e rëndësishme të ketë një vendim para se të fillojë zbatimi i saj.