Komisionet online, PD: Asgjesim i parlamentarizmit me vendim antikushtetues dhe kundër interesit publik

Partia Demokratike kundërshtoi vendimin e shumicës për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare. Në Konferencën e Kryetarëve dhe në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj sqaroi se vendimi është kundër Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Ai tha se vendimi duhet të shfuqizohet, pasi synon të asgjesojë parlamentarizmin.

Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të nblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, iu referua nenit a/5^ se kufizimet vendosen në rast të masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së luftës.

Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Joroda Tabaku, thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik. Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës.

PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të patur më shumë hapësirë.

Exit mobile version