Komisioni Antikorrupsion, analisti Peçi: PS kërkon të kapë GJKKO që të bllokojë punën e SPAK!

Analisti Ermal Peçi ka komentuar në Report Tv ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Sipas tij, ky komision është ngritur me synimin për të bllokuar reformën në drejtësi, e sidomos GJKKO.

Peçi thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se duke bllokuar GJKKO është e vetmja mënyrë për të frenuar punën e mirë që po bën SPAK.

“Nuk ka informacion se çfarë përfaqëson kjo rezolutë. Nuk ka një dokument se çfarë kërkon kjo konkretisht. Flitet që synimi nuk është SPAK, por GJKKO. Pse duan ta kapin GJKKO në këtë momente. SPAK po bën një punë të mirë dhe e vetmja mënyrë se si mund të ndalojnë hovin e SPAK është të bllokojnë GJKKO. Nëse s’ka informacion të detajuar se për çfarë do shërbeje kjo rezolutë konkretisht, mund të ndodhë të përsëritet e njëjta gjë si me amnistinë penale”, tha Peçi për Report Tv.

Sipas tij, nëse opozita ulet në tyrezën e këtij komisioni do të thotë që po bashkëpunon me Ramën.

“Mënyra se si u miratua rezoluta mjaftonte vetëm me votat e PS, si të ishte opozita si jo. Shqiptarët duan të dinë kjo rezolutë e pengon SPAK dhe GJKKO. SPAK ka rritur besueshmërinë te shqiptarët, kush janë palët e interesuar për të kapur SPAK. Një palë është Edi Rama.

Nëse s’ka transparencë, kushdo që shkon në komision thjesht po bashkëpunon me Ramën. Dua të ketë një frymë tjetër politike në këtë vend. Opozita me fuqinë e fjalës që ka të dalë dhe të denoncojë momentin kur duan të kapin SPAK, aferat korruptive”, vijoi Peçi.

Artikulli paraprak“Shqipëria meriton më shumë”, Agalliu zbulon pikat kryesore të programit të PD-së
Artikulli tjetërNë prag të sezonit turistik shtrenjtohet uji i pijshëm për bizneset në Durrës e Kavajë! Në Krujë rritet edhe për familjarët! Zbatimi nis nga 15 qershori