Komisioni Europian kundër Ramës

Komisioni Europian, në një përgjigje dhënë mediave shqiptare dhe interesimit të tyre lidhur me paketën ligjore të qeverisë, e prezantuar si “Paketa anti-shpifje”, shprehet se Komisioni pas shqyrtimit të paketës ligjore, shpreh shqetësimin e saj lidhur me të gjithë procesin për hartimin e saj.

“Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime.

Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”, thuhet në reagimin e KE.

Përgjigjia e Komisionit Evropian për mediat shqiptare për pyetjet në lidhje me paketën ligjore të medias: “Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për median, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës.

Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend.

Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime.

Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian.

Diskutimet e paketës anti-shpifje që pritet të miratohet këtë javë në Shqipëri sollën më herët edhe reagimin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç.

Sipas saj, projektigjet kanë nevojë për përmirësim pasi janë në shkelje të standardeve evropiane. “Jam thellësisht e shqetësuar pasi mësova se këtë javë parlamenti shqiptar vijoi me shqyrtimin e dy pr/ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim.

Disa parashikime në ligj janë në të vërtetë të papërshtatshëm me standardet europiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të medias”, shkruante ndër të tjera Dunja Mijatoviç.

Exit mobile version