Komisioni Evropian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar pasi Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

Prokuroria e Posaçme ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.

“SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.

Exit mobile version