Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimeve “Imsi Catcher”

Në seancën e ditës së sotme, Parlamenti pritet të miratohet edhe ngritja e një komisioni hetimor për hetimin për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga ana e Ministrisë së Brendshme për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”. Kërkesa është depozituar nga një grup deputetësh i Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të zbulojnë nëse pajisja është përdorur për realizimin e përgjimeve të paligjshme. Komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, ndërsa do të drejtohet nga një deputet i PD-së.
Komisioni pritet të ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj. Objekti i punës së komisionit hetimor është: 1) Kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”; 2) Njohja dhe verifikimi i mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej; 3) Njohja me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj; 4) Kontrolli i sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali. Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit.
Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. Për veprimtarinë e pajisjes, janë pyetur edhe krerët e disa institucioneve nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare, siç është kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Exit mobile version