Komisoni “hetimor” i Ramës? Basha: Nuk do të përligj diçka që e kërkon Beogradi!

Pjesë nga intervista e kryetarit Basha në Real Story

Lulzim Basha: Është çështja që kjo është një thikë mbas shpine për Kosovën. Kjo është tradhëti ndaj interesave të Kosovës. Ky ishte momenti që ne…

Sokol Balla: Po, po, dakord. Sqarojeni edhe ju pozicionin tuaj në atë shtëpi, në shtëpinë e verdhë.

Lulzim Basha: Të sqaroj unë pozicionin tim? Posi jo, dy fjalë t’i them unë për të kaluarën time. E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka që është thënë në adresën time. Kurrë nuk kam qënë asnjëherë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj luftëtarëve apo ndaj UÇK-së.

Sokol Balla: Po.

Lulzim Basha: Kam qenë pjestar i skuadrës së tribunalit të Hagës që bëri hetimin dhe përfundoi aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe jam krenar për këtë.

Sokol Balla: Dakord Zoti Basha…

Lulzim Basha: Jo jo, mos më ndërpre se kjo është shumë e rëndësishme. Në UMNIK kam pasur detyra të qarta.

Sokol Balla: Janë hetuar të gjitha palët, jo vetëm Millosheviçi. UMNIK-u ka hetuar të gjitha palët

Lulzim Basha: Skuadrat kanë qenë të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve nuk mund të hetonte dhe krimet e shqiptarëve

Sokol Balla: Pra ju keni qenë tek ajo që hetonte krimet e serbëve, s’keni qënë asnjëherë tek kjo shqiptare?

Lulzim Basha: Këto janë fakte të ditura botërisht dhe tregojnë…

Sokol Balla: Nga ana tjetër, prokurori që ka hetuar çështjen në fjalë dhe që ka ardhur dhe në Shqipëri, ka dhënë dy intervista kontrandiktore, dhe njëra ku ju përmend juve dhe ju përmend me detaje, dhe në tjetrën në të cilën ai e ka përgënjeshtruar, jo e ka përgënjeshtruar po ka thënë më kan keqcituar.

Lulzim Basha: Mos u merrni me…

Sokol Balla: Ju me ktë person keni bashkëpunuar?

Lulzim Basha: Jo!

Sokol Balla: Dhe një herë e njihni këtë person, këtë prokuror?

Lulzim Basha: Nuk është prokuror, nuk është prokuror personi që…

Sokol Balla: Mjek kriminalist

Lulzim Basha: Ka qënë antropologu i…

Sokol Balla: Pra mjek kriminalist…

Lulzim Basha: I misionit ndërkombëtar në Kosovë, nuk është prokuror. Rolin tim në UMNIK po t’i them fare qartë gjërat, puna ime në UMNIK ka konsistuar në 3 detyra për një periudhë 6 mujore, në hetimin e krimeve të serbëve, në pastrimin etnik (spastrimin etnik ) të Mitrovicës së Veriut për të cilin kemi bërë edhe arrestime të personave përgjegjës dhe jemi rrethuar biles në Gjykatë, kam qenë brenda në Gjykatë kur jemi rrethuar nga paramilitarët serbë, rojet e urës. Kam punuar për afro 1 vit si personi përgjegjës për një nga 5 zonat e kontrollit ushtarak në të cilat ishte ndarë Kosova nën KFOR-in, në zonën amerikane në Gjilan për të ngritur dhe mbikqyrur funksionimin e drejtësisë kosovare, dhe detyra ime e fundit ka qenë të përgatisja tranzicionin e pushtetit nga autoritetet e OKB-së dhe themelimi…

Sokol Balla: Pushteti Gjyqësor?

Lulzim Basha: Jo, pushteti gjyqësor ekzistonte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Gjithçka tjetër është një gënjeshtër e fabrikuar trashë. Ja të them unë pse është e fabrikuar trashë. Sepse të thuash që unë përmes UMNIK-ut kam kryer aktivitet në Shqipëri është një gënjeshtër që tregon injorancë. Edi Rama në vend që të merret me thashetheme, mund të futesh dhe në ëikipedia do të shikoni që UMNIK-u nuk kishte juridiksion në Shqipëri, këtë e di çdokush.

Sokol Balla: Po ky mjeku kriminalist me çfarë statusi ka ardhur?

Lulzim Basha: Tani kjo është tjetra që eshtë kapur gënjeshtra, sepse njëherë thonë ishte Lulzim Basha në Shtëpinë e Verdhë, sot e njëjta media që po i bën këtë shërbim dhe këtë goditje të rëndë Kosovës për hesap të Edi Ramës, sot që paska qenë zv kryeministri i Maqedonisë, besoj e patë. Pra janë gënjeshtra të qepura keq. Unë nuk kam problem me këtë zoti Balla, e di pse nuk kam problem? Se ty me siguri të kujtohet, po ndoshta publikut jo po le t’ia rikujtojmë që ky është një riciklim. E kam thënë këtë në 2005 edhe në 2010. Pse e kam thënë në këto dy periudha? Para zgjedhjeve të 2005 dhe para zgjedhjeve për bashkine e Tiranës. Unë nuk kam asnjë problem dhe të ishte për mua sot do ta nisnim dhe ta mbaronim emisionin me diçka që po shqetëson qytetarët shqiptarë deri në palcë që pandemia dhe sigurisht që do merremi… Kjo nuk është një goditje ndaj meje se riciklimin e gënjeshtrave e bëjnë para zgjedhjeve dhe tani po afrojnë zgjedhjet dhe po riciklojnë të njëjtat gjëra. Kjo është një goditje kundër interesave të Kosovës, kjo është një goditje kundër interesave kombëtare. Është një goditje kundër luftës çlirimtare të Kosovës.

Artikulli paraprakSkenari rus i Ramës kundër Kosovës dhe në shërbim të Beogradit
Artikulli tjetërMinistrja Denaj infektohet me Covid-19, bëri fushatë për PS në Sarandë, panik te qytetarët dhe punonjësit e Bashkisë