Kompania e Birra Korça distancohet nga ftesa për këngëtarin e preferuar të çetnikëve serbë

Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

Ai thekson se si pjesëmarrëse Birra Korça ka si detyrim të përfaqësojë sa më denjësisht produktet e saj.

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

Artikulli paraprakMessi largohet nga Barcelona
Artikulli tjetërFaqja e pare