Kompania piramidale e Ramës “Gulf” mbi 1.5 milionë euro detyrime tek qytetarët nga tollonat e karburanteve

Falimentimi i kompanisë “Gulf” i ka shkaktuar një dëm prej më shumë se 1.5 milionë euro qytetarëvë nga tollonat e karburanteve. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe mjaft biznese kanë marrë tollona nafte tek Gulf, të cilat u kanë mbetur në “xhep”.
Disa biznese kanë parapaguar deri në 3000 litra karburant dhe kanë mbetur në duar copa letre që nuk përdoren. Gjithsesi, ato thonë se po presin se ndoshta mund të kemi ndërrim të pronësisë të “Gulf”.
Nuk ka asnjë gjurmë të drejtuesve të kompanisë “Gulf”, e cila papritur ka mbyllur aktivitetin në të gjitha pikat e karburantit. Mjaft qytetarë thonë nën zë se pas Gulf qëndron vetë kryeministri Rama. Administratori i kompanisë ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh. Sipas një dokumenti zyrtar të dorëheqjes dhe që është depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit që u sigurua nga “Top Channel” arsyet e largimit të administratorit Irakli Svanidze, një shtetas gjeorgjian, thuhet se janë personale, ndërkohë që drejtimin e kompanisë nuk e ka marrë askush tjetër. Ndërkohë, ka ardhur dhe urdhri i parë përmbarimor. Një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një urdhër për mostjetërsimin pronave deri në shlyerjen e detyrimeve fiskale.
Vetë “Gulf” ka si pronarë një kompani “offshore” në parajsat fiskale, kurse aksionerët janë krejt të panjohur. Në tatime dhe në gjykata nuk është njoftuar asnjë procedurë falimenti apo kërkese për mbyllje aktiviteti, por në të gjithë vendin pika e karburantit “Gulf” janë mbyllur.

Përmes një skeme piramidale shitjeje tollonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 përqind më të ulëta se tregu, muajin e fundit kompania “Gulf” tërhoqi mjaft klientë të cilët parapaguan karburantin, por tani ato nuk po dinë ku të drejtohen. Madje natën që shkoi në një prej pikave të karburantit qytetarët e tërhoqën naftën me pompa. Disa biznese kanë parapaguar deri në 3000 litra karburant dhe kanë mbetur në duar copa letre që nuk përdoren.
Gjithsesi, jashtë kamerave, ato thonë se po presin se ndoshta mund të kemi ndërrim të pronësisë të “Gulf”. As në Prokurori nuk është regjistruar ndonjë kallëzim penal. “Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”, 6 muaj më vonë në shkurt të 2014 shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Grup”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë. Nuk ka të dhëna të plota financiare për aktivitetin e “Gulf”. Deri para dy ditësh, ishin regjistruar 41 pika karburanti, ndërkohë xhiro vjetore e kompanisë është reduktuar nga viti në vit.
Në vitin 2015, ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse në 2016 pati një rënie me 38% duke zbritur në 2 miliardë lekë. Shitjet me pakicë, nga ana tjetër, ranë me 34 përiqnd. Furnizuesi kryesor me shumicë e “Gulf” ka qenë kompania tjetër “offshore” “IRTC”, e cila kishte në përdorim rafinerinë e “ARMO”-s deri në fund të vitit që shkoi, kur mbylli dhe aktivitetin duke lënë pas një mal me borxhe.

Fati i “Gulf” është i paqartë, por kësaj radhe përveç borxheve të zakonshme ndaj tatimeve dhe biznese, kompania përmes skemës mashtruese bëri viktima dhe qytetarë të thjeshtë që nuk kanë ku t’i përdorin tollonat e karburantit.
Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitur qindra tollona, ka hapur sërish kutinë e Pandorës në tregun e naftës në Shqipëri. Prej dy ditësh, në pikat e tregtimit të Gulf është krijuar amulli, pasi Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ka ndërprerë furnizimin, ndërkohë që konsumatorët kishin blerë me qindra tollona. Askush nuk po u jep zgjidhje atyre se çfarë do të bëhet, teksa të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaëare të SHBA-ve, një zonë e
Burime nga tregu pohuan se muajin e fundit “Gulf” kishte shitur tollona edhe me 120 lekë për litër, që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), në një skemë mini-piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve. Aktorët e tregut pohojnë se në pikat e pakicës së Gulf është tregtuar nafta e rafinerisë ARMO, e cila ka punuar deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Exit mobile version