Komunikimet e politikanëve në SkyEcc, Altin Dumani: Është arrestuar Jurgis Çyrbja! Dimë të ndajmë provën nga thashethemi! Strategji për krimet zgjedhore

Në një takim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se “ju garantoj se në mometin që konstatohet një person dhe kemi prova do të marrim vendimet tona”.

Drejtuesi i SPAK, Dumani shtoi se Prokuroria e Posaçme arrin që të ndajë provën nga thashethemi, duke shtuar se “jemi sa më objektiv”.

Altin Dumani: Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.

Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në SkyEcc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona.

Ai thekson se SPAK ka hartuar një strategji për hetimin e krimeve zgjedhore dhe se thuajse ka përfunduar.

Altin Dumani: Kam deklaruar që do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin.

Artikulli paraprakBasha takon Grenell: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojë çështjen shqiptare
Artikulli tjetërInflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit