Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Lulzim Basha tregon hapat që do të ndjekë opozita për ti rikthyer paratë e vjedhura nga qeveria përmes kriminelëve dhe oligarkëve në xhepat e shqiptarëve.
“Ndiq Paranë”: 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh”, shkruan Basha në postimin e tij.
HAPI I PARË
- Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.
PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:
- Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.
HAPI I DYTË
- Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike.
PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:
- Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.
- Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.
- Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë i tek kryeministri.
HETIMI YNË DO TË PËRQENDROHET TEK PARAJA.
- Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.
- Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.
HAPI I TRETË
- Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike
Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
HAPI I KATËRT
- LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE
- Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.
PD do të bashkëpunojë me ekspertë te huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane.
- Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomi të parave të krimit dhe korrupsionit
- Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.
FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË
SË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT NË NIVELET E LARTA
ËSHTË I VETMI FILLIM I VËRTETË
I NDRYSHIMIT TË SHQIPËRISË.
"Ndiq Paranë" : 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.
Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 22. Juli 2019