Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur po merr në pyetje Ilir Rrapaj, Klodian Rrjepaj dhe të gjithë personat e tjerë për të cilët ka masë sigurie për Koncesionin e Sterilizimit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pyetja e tyre po bëhet në cilësinë e personit nën hetim.
Aktualisht në burg po pyetet Klodian Rjepaj.
Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.
Ditën e djeshme mbi këtë çështje u pyet edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Pyetja e personave nën hetim është veprimi i fundit që bën prokuroria dhe vendos për komunikimin e akuzave.