Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu komunikua akuza për shpërdorim detyre pas përfundimit të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj u shpreh se me koncesionin e sterilizinit janë kursyer para dhe se ky ka qenë një proces përfitimi për xhepat e shqiptarëve, duke shtuar se kjo nuk është hetuar nga SPAK.
Por theksoi se “të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj do të dalë e vërteta”.
Ilir Beqaj: U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë 2 elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditëqëndrimi që ka një pacient në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve. Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë.
Keni bërë ju hetim administrativ?
Ilir Beqaj: Unë e vura në punë dhe që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta. Në 50 muaj prokurorët nuk ishin në gjendje të bëjnë dy vlerësime që bëhet për çdo PPP, vlera e parasë dhe se si është materializuar ndarja e riskut midis privatit e publikut mbas 8 vitesh.
Pse ia dhanë konsesionarit?
Ilir Beqaj: (Nuk i përgjigjet pyetjes së gazetares Klodiana Lala) Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj do të dalë e vërteta e përfitimeve që kanë pasur shqiptarët nga ky proces sterilizimi.