Edhe pse marrëveshja për koncesionin e Portit Porto Romano ka shumë pak kohë që u miratua në Kuvend, kompania ka kërkuar një shtesë fondi për arsye teknike. Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se, shtesa prej 4.5 mln dollarë kërkohet për ndërtimin e një argjinature, pasi aluvionet në këtë zonë e bëjnë të pamundur punën. “Shoqëria ka paraqitur një kërkesë për një shtesë të projektit për kalimin e kësaj zone me tubacione mbi një argjinaturë artificiale” Edhe pse e miratuan marrëveshjen deputetët si të opozitës dhe të mazhorancës ngritën si shqetësim ndikimin që mund të ketë kjo ndërhyrje në shkarkimin e ujërave të qytetit dhe në ekosistem. Koka: Është një zonë me shumë rrezik për qytetin e Durrësit. Çka do të thotë se kërkon nga ana e institucioneve përkatëse të rrisni gatishmërinë dhe jo thjesht të jenë në rregull me dokumentacionin. Projekti për ndërtimin, shfrytëzimin dhe operimin e Portit në Durrës parashikohet të përfundojë brenda 18 muajve nga nisja e punimeve, ndërsa në total vlera e projektit është 14.5 mln dollarë.
Kryesore
Continue to the categoryQytetarja në QV-në 1694 në Tiranë fotografon votën, kryetari dhe sekretari...
Në njësinë administrative nr. 1, konkretisht në QV-në 1694 që ndodhet tek shkolla “Ali Demi”, vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen...