Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se Rusia ka kryer sulme kibernetike në institucione, duke shtuar se Vladimir Putin është përgjegjës. Trump i ka bërë këto deklarata gjatë konferencës me gazetarë më 11 janar, të parën prej muajit korrik dhe me gjasë e fundit derisa të nis detyrën zyrtarisht si president, më 20 janar.
Fitorja zgjedhore e Trumpit në nëntor është përcjellur me konkludimet e agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se qeveria ruse ka përkrahur hakerët që kanë ndërhyrë në serverët e partive politike amerikane. Trump e ka pranuar se disa sulme kibernetike kanë ndodhur, por ai e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të ketë ndikuar në votim.
Gjatë konferencës me gazetarë që është mbajtur në zyret e tij në Manhatan të qytetit të Neë Yorkut, Trump është munduar të zbusë rëndësinë e të gjeturave të inteligjencës, duke thënë se Rusia është vetëm një nga shumë shtetet që “na kanë hakuar”.
Mirëpo, ai gjithashtu i ka bërë jehonë konkludimeve të inteligjencës që thonë se Putini personalisht i ka urdhëruar hakerët që të ndërhyjnë në partitë politike amerikane dhe të vjedhin emailat e tyre.
“Ai nuk duhet ta bëjë këtë. Ai nuk do e bëjë më. Rusia do të ketë më shumë respekt kur unë të udhëheqë se sa kur të tjerët e udhëheqin vendin”, ka thënë ai.
Trump: Marrëdhëniet e mira me Putinin janë pasuri
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se ai nuk e di nëse do të ketë marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por tha se një marrëdhënie e mirë do të ishte një “pasuri”.
Fitorja e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit ka rënë në hije nga konkludimet e agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se qeveria ruse ka përkrahur hakerë të cilët kanë ndërhyrë në serverët e partive politike amerikane. Trump e ka pranuar se disa prej sulmeve kibernetike kanë ndodhur, por e ka hedhur poshtë mundësinë se kjo të ketë ndikuar në votim.
Gjatë konferencës me gazetarë, ai ka shprehur besim se do të jetë në gjendje të përmirësojë marrëdhëniet e dëmtuara me Kremlinin.
“Nuk e di nëse do t’ia kalojë mirë me Vladimir Putinin”, ka thënë Trump.Ai ka shtuar: “Nëse Putini e pëlqen Donald Trumpin, unë këtë e konsiderojë si pasuri, jo pengesë sepse ne kemi marrëdhënie tejet të këqija me Rusinë”. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, raportin që thuhet se përmbanë informacione komprometuese të mbledhura nga Rusia e ka quajtur “lajm të rremë” i hartuar nga “njerëz të sëmurë”. Trump e tha këtë gjatë konferencës me gazetarë në zyret e tij në Manhatan të qytetit të Neë Yorkut dhe pas raportimeve të shumta që fokusohen në rolin që Rusia mund ta ketë luajtur në përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.