Konferenca, Rama deklarohet sërish kundër Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump

Shqipëria u është bashkuar 56 vendeve të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në dënimin e vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen de facto të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe ngjarjeve të fundit në Rripin e Gazës.
Takimi urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u thirr më 18 maj 2018 nga Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan, si reagim ndaj inagurimit të Ambasadës Amerikane në Izrael dhe ndaj zhvillimeve të fundit në Palestinë.
Qeveria shqiptare mori pjesë në takim, por vendosi të përfaqësohej me nivelin më të ulët të mundshëm, atë të ambasadorit tonë pranë kësaj organizate Genti Gazheli.
Në deklaratën e takimit, të miratuar edhe nga Shqipëria, ndër të tjera thuhet:
Ne hedhim poshtë dhe dënojmë vendimin e paligjshëm të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me statusin e Al-Quds.
Këto veprime [ngjarjet e ditëve të fundit në Rripin e Gazës] janë krime të rënda të kryera nga Izraeli me mbështetjen e administratës amerikane, duke përfshirë mbrojtjen e pushtuesit izraelit nga llogaridhënia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Vendimi i SHBA-ve për të zhvendosur zyrtarisht ambasadën e tyre në qytetin e Jeruzalemit ka trimëruar qeverinë e Izraelit në sjelljen e saj moskokëçarëse ndaj popullit palestinez.

Në deklaratë i kërkohet vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të:
Dënojnë inagurimin e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem duke e konsideruar atë një veprim provokues dhe kundër Myslimanëve, kombit të Palestinës dhe si shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.
Vendet anëtare duhet të marrin masa ndaluese ekonomike, zyrtare, politike diplomatike kundër çdo kujt që njeh aneksimin e Jeruzalemit nga Izraeli dhe ndaj çdo vendi që ndjek vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadat e vendeve të tyre në Jeruzalem.
Të gjitha vendet anëtare të organizatës duhet të dënojnë hapur veprime të tilla; duhet të mbrojnë Palestinën nga veprimet e paligjshme të SHBA-ve ose të ndonjë shteti tjetër; të mbështesin vendimet e marra nga lidershipi palestinez.
Ndalojnë vendet e tjera që të kryejnë të njëjtin veprim të paligjshëm si SHBA-të.
Rikonfirmojnë qendrimin e tyre se Jeruzalemi do të vazhdojë të mbetet kryeqyteti i Palestinës dhe inagurimi i ambasadës së SHBA-ve nuk e cënon statusitn e qytetit të pushtuar, as nuk legjitimon aneksimin e paligjshëm të tij nga pushtuesi, Izraeli.
Deklarata thekson gjithashtu se paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk mund të arrihet derisa “të mbarojë pushtimi izraelit i Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës dhe kur palestinezët të jenë të lirë në atdheun e tyre.”
Shqipëria për të dytën herë radhazi zgjedh të mbeshtes Presidentin turk Erdogan kundër qendrimeve të Presidenti amerikan Trump. Vendi jonë votoi pro rezolutës për njohjen simbolike të Jeruzalimit Lindor si kryeqytet të Palestinës, në dhjetor 2017, të miratuar nga 56 vendet anëtare të organizatës më të madhe pan-islamike botërore, ku bëjnë pjesë disa nga regjimet më autokratike të botës.Ndërkohë, Ambasada amerikane në Tiranë dhe Ambasadori Lu kanë heshtur në të dyja rastet.
“Exit.al”

Artikulli paraprakRama i ka ditët e numëruara, media zyrtare e BE, “Politico”: Krimi i organizuar ka kapur qeverinë në Shqipëri
Artikulli tjetërKush ishte spiuni i Trump në fushatë?