Konfirmohen 10 viktima nga zjarret në Los Angeles, ekspertët: Një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-ve

Zjarret në Los Angeles kanë vrarë të paktën 10 persona, me sinoptikanët e motit që paralajmërojnë se erërat e forta në vend mund të shtojnë flakët edhe më shumë.

 

Një zyrar i Los Angeles, Robert Luna thotë se në shumë zona që ka shpërthyer zjarri nuk është ndërhyrë nga ekipet zjarrfikëse, për shkak të rrezikshëmërisë nga flakët e zjarrit.

Për rrjedhojë ai thotë se numi i viktimave do të ndryshojë, pra pritet rritje e numrit të të vdekurve, raporton BBC.

Ndërkohë, mësohet se një person është arrestuar me dyshimin se ndezi zjarrin e fundit Kenneth, i cili më pas shpërtheu në kufirin e qarqeve të Los Angeles dhe Ventura.

zjarret

“Një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-ve”

Sipas ekspertëve amerikanë kostot nga zjarret mund të arrijnë deri në 150 miliardë dollarë.

“Këto ferre me lëvizje të shpejtë, të drejtuar nga era, kanë krijuar një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së,” thotë shefi meteorolog i AccuWeather, Jonathan Porter.

zjarret

Zjarret kanë shpërthyer në zonat ku ndodhen disa nga vilat e disa më luksoze dhe të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.

Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit.

Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.

Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore.

Artikulli paraprakMasakra me mbetjet toksike të Kurum, denoncon gazetarja: Po tentohet të manipulohen analizat!
Artikulli tjetërZyrtari amerikan vizitë në Prishtinë, Osmani: Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë marrëveshje për “dialog strategjik”