Konfirmohet lajmi i keq për Barcelonën, humb Levandovskin për duelet me Realin dhe Interin

Barcelona ka arritur një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Selta Vigos të shtunën në darkë, por ka qenë një sukses i shoqëruar me një lajm të keq. Robert Levandovski la fushën e lojës i dëmtuar dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë në sfidat kyçe të këtij sezoni.

 

Klubi doli me komunikatë duke bërë të ditur se ai kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Klubi nuk jepte shpjegime mbi afatet e rikuperimit të futbollistit polak, por nga mediat spanjolle bëhet e ditur se tashmë mungesa e tij për të paktën dy ndeshje shumë vendimtare është e sigurt.

Ai do të humbasë padyshim finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid, ashtu si edhe të paktën edhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve kundër Interit, më 30 prill.

Shpresa e katalanasve është që ai të rikuperohet për ndeshjen e kthimit, atë të datës 6 maj, ndonëse duket thuajse e pamundur.

Artikulli paraprakNë hapësirë prej 7 muajsh/ Astronauti më i vjetër amerikan kthehet në tokë në ditëlindjen e tij të 70-të
Artikulli tjetërJoni Myshketa, një zë i ri për Durrësin: “Ky nuk është vetëm një moment, është një zotim”