Kriza ushtarake në zhvillim në Etiopi (teknikisht një shtet federal) i hedh rrënjët e saj në historinë politike kombëtare e 30 viteve të fundit dhe më saktësisht në rënien e regjimit ushtarak të Menghistu Haile Mariam, në majin e 1991, e provokuar nga forcat e Frontit Demokratik Revolucionar të Popullit Etiopian (EPRDF).
Devijimi i pasMenghistu
EPRDF përbënte një aleancë politike dhe ushtarake e formuar nga 4 parti etnike rajonale: Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), Partia Demokratike Amhara (ADP), Partia Demokratike Oromo (ODP) dhe Lëvizja Demokratike e Popullit të Etiopisë së Jugut (SEPDM). Lufta e gjatë dhe e përgjakshme e kryer kundër regjimit të Menghistu e kishte parë EPRDF të lidhte një aleancë me formacione eritrease të Frontit të Çlirimit të Popullit Eritreas (EPLF), bashkë me të cilët arritën të përcaktojnë rënien e regjimit ushtarak, duke promovuar më pas pavarësinë e Eritreas – në veri, përgjatë Detit të Kuq.
Të dy liderët ushtarakë dhe politkë që e kishin drejtuar këtë luftë të gjatë, etiopasi Meles Zenawi dhe eritreasi Isaias Afwerki, qenë lidhur nga një miqësi e thellë personale e ndërtuar përgjatë konfliktit të përgjakshëm të luftuar sëbashku. Pavarësisht kësaj, me rënien e regjimit (një juntë ushtarake fillimisht e tipit tranzitor, e njohur si DERG) dhe me nisjen e procesit që çoi në pavarësinë e Eritreas, u përcaktua një frakturë jo e shëndoshë politike midis dy vendeve, që shumë shpejt u shpalos në një luftë të re midis viteve 1998 e 2000. Dinamikat politike etiopase, duke filluar nga viti 1991, e panë vendin të dominuar nga elitat e EPRDF dhe, nga brenda kësaj, nga roli preponderant i partisë tigrine TPLF. Meles Zenawi, i cili qe kryeministër nga 1995 deri më 2012, nisi një proces të madh reformash ekonomike dhe politike, falë të cilave Etiopia arriti të afirmohej brenda një kohe të shkurtër si një prej vendeve më virtuoze të kontinentit afrikan. Me vdekjen e Zenawi, pasuesi i tij Haile Mariam Desalegn nuk u demonstrua në lartësinë e detyrës dhe në 2016 trazira të mëdha u verifikuan në shtetin rajonal të Oromias, me fillimin e një represioni të dhunshëm që imponoi më 2018 adoptimin e gjendjes së emergjencës.
I dalë në këtë aspekt një lider i ri politik, Abiy Ahmed, i etnisë orome, ish ushtarak dhe ish drejtor i Agjencisë së Inteligjencës për Sigurinë Kibernetike, që midis 2015 e 2016 kishte mbuluar rolin e ministrit të Shkencës në kuadrin e qeverisë së kryesuar nga Haile Mariam Desalegn. Duke shfrytëzuar me aftësi krizën politike dhe sidomos rivendikimet e etnisë orome – më e madhja dhe paradoksalisht më pak e përfaqësuara politikisht – arriti që të zgjidhej kryeministër në prillin e 2018, duke filluar një proces të përgjithshëm reformash fillimisht i mirëpritur sidomos nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithatë, transformimi i vërtetë politik i Etiopisë ishte strukturuar mbi tranzicionin e pushtetit të elitës tigrine të TPLF – për rreth 30 vjet e pakundërshtuar në drejtimin politik të vendit – drejt një formacioni të ri të ndërtuar në terma pastërtisht personalë rreth figurës së Abiy Ahmed. Në fakt, kjo promovoi shpërbërjen e EPRDF nëpërmjet shkrirjes së 3 prej 4 partive të saj në një formë të re të mbiquajtur Partia e Prosperitetit. TPLF refuzoi që të bashkohej në partinë e re, duke vendosur kështu që ta përballojë procesin e transformimit në veprim duke forcuar mbi bazën lokale në Tigrai.
Ndërkohë politika e Abiy Ahimed nuk kishte filluar vetëm të destrukturonte rolin 30 vjeçar e partisë qeverisëse të dominuar nga tigrinët, sa më shumë në përgjithësi e minuar në bazën e sistemit të etno – federalizmit etiopas, në optikën e centralizimit të Addis Abeba një formë të re pushteti nacionalist progresivisht duke reduktuar peshën dhe autnominë e administratave etnike rajonale. Në planin ndërkombëtar popullariteti i Abiy Ahmed u rrit me shpejtësi deri sa t’i sigurojë Çmimin Nobel për Paqen më 2019, në pasojë të marrëveshjeve të paqes me Eritrenë dhe rilançimin e një kursi të ri të dukshëm në politikën rajonale. Afrimi i Abiy Ahmed me Isaias Afwerki në Eritre – e bërë nga ana e saj një regjim autoritar i udhëhequr nga Partia e Frontit Popullor për Demokracinë dhe Drejtësinë (PFDJ), i lindur nga lëvizja indipendentiste e EPLF – u vendos nga kryeministri thelbësisht për dy arësye. E para sigurisht e lidhur me promovimin e çtensionimit me Asmaran, pas 30 vitesh tensionesh e konfliktesh, ndërsa e dyta më cinikisht e shprehur nga vullneti për të hapur dyert kundërshtarit kryesor të elitave politikave tigrine të TPLF, në optikën e rritjes së izolimit.
Ndërsa një komunitet ndërkombëtar gjithmonë pak i vëmendshëm ndaj dinamikave të Bririt të Afrikës lëngonte kështu ndaj kapaciteteve të kryeministrit Abiy Ahmed për të promovuar paqen me Eritrenë dhe rilançuar mbi planin e stabilitetit rajonal, në Etiopi fillonte redde rationem midis kryeministrit dhe hierarkisë tigrine historike të pushtetit. Kriza politike dhe ushtarake e dalë kështu në të gjithë përmbajtjen e saj saktësisht një vit më parë, kur kryeministri Abiy Ahmed njoftoi se donte t’i shtynte zgjedhjet politike në pasojë të përhapjes së pandemisë, ndërsa TPLF i kontestoi vendimin dhe organizoi zgjedhjet e saj rajonale, duke triumfuar në selitë. Pasoi një delegjitimin nga ana e autoriteteve federale dhe një klimë tensioni e shpërthyer më pas në një tentativë të forcave tigrine për të sulmuar garnizonet lokale e Ushtrisë Federale Etiopase (ENDF) dhe në lançimin kontradiktor të disa raketave në drejtim të kryeqytetit të Eritresë, Asmara.
Më 4 nëndor të 2020, në këtë mënyrë filloi një operacion i gjerë ushtarak i forcave federale në drejtim të tigrinëve, i mbështetur dhe i marrë pjesë në mënyrë okulte nga forcat eritrease, që përfundoi në një kohë të shkurtër me pushtimin e shtetit rajonal dhe ikjen e autoriteteve të TPLF. Megjithatë, operacioni ushtarak në Tigrai u karakterizua qysh nga fillimi nga një rritje e dhunave, sidomos në dëm të popullsisë civile, që pa në vetë të parë të përfshira sidomos forcat ushtarake eritrease, pjesëmarrja direkte e të cilëve nga konflikti u mohua për mbi 5 muaj, përveçse për t’u pranuar më pas nga vetë kryeministri Abiy Ahmed. Pas muajsh pushtimi mizor të tigranëve nga ana e forcave federale etiopase, të milicive rajonale Amhara dhe të forcave ushtarake të Eritresë, TPLF ka arritur të organizojë një rezistencë ushtarake të ndërtuar mbi forcat e veta të armatosura rajonale (TDF) dhe mbi mijërat e vullnetarëve të rinj të shkuar në radhët e rezistencës nga qytetet nën kontrollin e forcave pushtuese, duke lënë një kundërsulm të fuqishëm që 29 qershorin e kaluar ka çuar në ripushtimin e kryeqytetit rajonal, Macallè.
Strategjia e lidershipit tigrin, opsionet e Abiy Ahmed dhe pasojat për Eritrenë
Nga rënia e Macallè e deri më sot, konflikti në Etiopi ka pësuar një përshpejtim marramendës, duke përcaktuar një kuadër të politikës kombëtare që rrezikon konkretisht sot të çojë në shpërbërjen e federatës dhe në zgjerimin e konfliktit në të gjithë rajonin. Lufta civile dhe dhunat e përgatitura nga forcat federale, amharase dhe eritrease mbi popullsinë tigrai kanë pasur si pasojë të drejtëprëdrejtë jo vetë kapacitetin e organizimit të një rezistence dhe një opozitë gjithnjë e më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Abiy Ahmed, por kanë furnizuar edhe impulsin e nevojshëm për të promovuar në çdo nivel të shoqërisë tigriine bindjen se rruga e vetme e përshkrueshme është sot ajo e pavarësisë.
Kushtetuta e Etiopisë – unike në llojin e saj – parashikon në Nenin 39 të drejtën e suksesionit të shteteve që formojnë federatën, duke i specifikuar mundësitë e mbajtjes së referendumeve popullore për t’i verifikuar vullnetin popullor në këtë drejtim. Një normë shumë novatore në temën e parandalimit të konflikteve, e adoptuar në vitet e para ’90 e shekullit të kaluar të nesrëmen e tranzicionit të vështirë drejt demokracisë dhe, sidomos, e shkëputjes si Eritresë nga kompi etiopas. Kështu, një normë e adoptuar në një moment kohezioni të fortë kombëtar në drejtim të rindërtimit e të demokratizimit, kur interesi i entiteteve të veçanta shtetërore federale ishte unik ai i bashkimit dhe i bashkëpunimit nën çatinë e përbashkët e federatës etiopase.
Kështu, pavarësisht nga sa parashikohet nga kushtetuta, çdo shtytje e pavarur e regjistruar në vite prej iniciativës së disa formacioneve politike lokale është kundërshtuar energjikisht nga autoritetet qendrore, në mbrojtjen e vendosur dhe të vendosur të modelit politik të ndërtuar mbi sistemin etno – federaliste. Një sistem nga ana e tij i zhbilancuar, pasi i dominuar për 30 vjet nga roli predominues i forcave politike tigrine, i ezauruar më pas politikisht gjatë viteve të fundit të qeverisë së kryeministrit Haile Mariam Desalegn, nëpërmjet frustrimit të shpresave të pjesës më të madhe të shteteve federale.
Lufta e vitit të fundit e ka mprehur më tej mërinë etnike dhe konfrontimin sidomos me trigrinët, të transformuar nga Partia e Prosperitetit jo vetëm në kërcënim ekzistencial për mbijetesën e Etiopisë, por edhe dhe sidomos të çhumanizuar në konfrontimin ushtarak, me përgatitjen e dhunave të paimagjinueshme vetëm deri vitin e kaluar. Kështu që është e kuptueshme sesi në Tigrani sot narrativa indipendentiste dominon debati politik e social, duke u imponuar si zgjedhje e vetme e mundshme për mbijetesën e vendit dhe të popullsisë së tij, për të penguar që të mund të përsëritet në të ardhmen një skenar kaq dramatik e brutaë si ai i përjetuar gjatë vitit të fundit.
Rrugët e pavarësisë së tigraiëve
Megjithatë, për të siguruar pavarësinë e uruar, TPLF i duhet të fitojë luftën e saj edhe në planin ushtarak, duke e zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin me Adis Abebën dhe sidomos duke mundur Abiy Ahmed dhe Partinë e Prosperitetit. Në këtë krizë TPLF mund të mbështetet në kontekst krize në mbështetjen e formacioneve të shumta politike rajonale opozitare dhe në mëynrë të veçantë ato të Ushtrisë Çlirimtare Orome (OLA), me të cilat ka lançuar një ofensivë kundër forcave federale dhe milicive Amhara që i kanë bërë tigrinët dhe oromët faktikisht të kërcënojnë nga afër kryeqytetin. Gjatë javës së fundit, 7 formacione të mëtejshme opozitare kanë njoftuar se i kanë bashkuar forcat me TPLF dhe OLA, duke i dhënë jetë një formacioni politik unitar në kuptimin e vërtetë të fjalës, me objektivin e provokimit ushtarak të rënies së qeverisë të Abiy Ahmed.
Një njoftim famëmadh, por pak më shumë se simbolik, duke parë dimensionin e forcës së 7 formacioneve që u janë bashkuar tigrinëve dhe oromëve, formacionet ushtarake e të cilëve janë më të shumta në numër dhe më të mirëpajisura se ato të partnerëve të saj. Mbi të gjitha, një prej këtyre, Ushtria për Çlirimin e Gambellas, në fakt e ka refuizuar autoritetin e personit që ka nënshkruar marrëveshjen, thelbësisht duke komunikuar jopërkatësinë e vet ndaj koalicionit. Janë kështu milicitë e TPLF (TDF) dhe ato të OLA për ta mbështetur kryesisht përpjekjen ushtarake kundër ushtrisë federale dhe aleatëve të saj të shteteve rajonale, duke ndjekur një strategji që synon sot të nxisë rrethimin e kryeqytetit për t’i marrë frymën ekonomikisht dhe përcaktuar kështu kolapsin e qeverisë së Abiy Ahmed nga brenda.
Në gjendjen aktuale, duket tejet e pangjarë që TPLF dhe OLA mund – ose duan – të lançojnë një ofensivë kundër kryqytetit. Sulm që do t’i rrënonte brenda pak kohe kapacitetin ushtarak e vetë të rrethuarve. Njëkohësisht, skenari ka ardhur duke u konfiguruar gjatë muajve të fundit nuk u lë alternativa të veçanta kryeministrit Abiy Ahmed përveç atyre të ndjekjes së konfliktit, duke kërkuar që të cfilisin aftësinë e kundërshtarëve dhe duke shpresuar në një përmbysje me fat të frontit.
Njlë skenar ku është tejet e pamundur të mendohet i mundur roli i ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar, të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale ose, në kohërat më të vonshme, të iniciativës së disa shteteve të veanta afrikane. Në këtë dimension të ri, konflikti nuk duket se ka mundësi tjetër evolucioni në mos atë të kontinuitetit deri në përcaktimin e një rezultati të qartë. Kjo që shkakton alarm në analizën e krizës etiopase nuk është vetëm ecuria aktuale e krizës dhe kthesat e mundshme ushtarake në të ardhmen e afërt. Faktikisht. Një faktor i metëjshëm krizash buron nga variablat që do të mund të karakterizojnë karakterin e tigranëve në rastin e një fitoreje kundër qeverisë federale.
Promovimi i referendumit për pavarësinë rrezikon që t’i armiqësojë tigranët me të gjithë aleatët e tij aktualë, që e konsiderojnë hipotezën e një shkëputjeje të Macallè nga federata etiopase si një faktor tejet destabilizues për të ardhmen e vendit, që do të gjendej në këtë mënyrë duke menaxhuar një krizë të thellë ekonomike me reperkusionet mbi të gjithë strukturën e shtetit të mbetur federal. Jo vetëm. Një Tigrai të pavarur, pa dalje të të jashtme me rajonin dhe kufizues me vende në thelb armiqësore, paraqitet një opsion i vetëm i mundshëm strategjik: të lajë hesapet me regjimin e Isaias Afwerki në Eritre.
Një fitore e TPLF kundër qeverisë së Abiy Ahmed dhe një zgjedhje e radhës e mundshme e tigranëve e bëjnë hipotezën kundër Eritresë thelbësisht një siguri. Mëria e maturuar gjatë konfliktit të fundit dhe nevoja kontekstuale që të mund të mbështete mbi një qeveri mike dhe aleate, që ofron një zbarkim në drejtim të Detit të Kuq për integrimin e ekonomisë së tigranëve me sistemin ndërkombëtar, nuk lënë asnjë hapësirë vendimmarrëse ndaj administratës tigrine.
Në një kontekst të tillë, evolucioni i krizës etiopase në një konflikt rajonal i shtrirë në Eritre bëhet në thelb një siguri, megjithëse me rezultate me parashikim të vështirë dhe me pasoja në planin social dhe humanitar përkundrazi lehtësisht të parashikueshme. Në këtë mënyrë, dimensioni aktual i përpjekjes negociiuese të komunitetit ndërkombëtar duhet të shikojë në një linjë horizonti më të gjerë, duke kuptuar si faktori i krizës kombëtare etiopase përbën vetëm elementin shpërthyes të një krize rajonaje që përfshin edhe Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.
(nga Aspenia Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA