Kongresi Amerikan voton projekt-ligjin për konfiskimin e aseteve ruse/ Basha: Përgëzime kongresmenëve Hill dhe McCaul. Nder dhe privilegj që kam pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë lajmin se Kongresi Amerikan sapo ka votuar projekt-ligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

“Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.”
– shkruan kreu i PD-së, Basha:

Më poshtë postimi i plotë:

Lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës.

FB IMG 1713642222835

Exit mobile version