Konkurse fallco në Universitet, ndërsa bijtë e partisë i bëjnë shkollat që nga vendi ku punojnë…

Një aspirant për pedagog në Universitetin e Korçës ka denoncuar konkurset false që bëhen në këtë Universitet për pedagogë. Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Sali. Problemi qe une po ju shkruaj lidhet me universiterin e Korces, i cili vazhdon punëson pedagoge pa konkurrim. Para nje jave eshte konkurruar ,por ne faqen e buletinit ska njoftim. Se kush konkurron e me ke konkurrojne nuk e di, kur ne te tjeret qe e kerkojme njoftimin nuk e gjejme e nuk lajmeroheni .Une kam 4 vjet qe s’konkurroj atje dhe mbase s’kam per te konkurruar kurre …Eshte thene nese vitet e para i ke bere part-time ne nuk pranojme,por pedagogja qe fitoi 3 vitet e diplomes i ka part-time…

Me eshte thene perfundo dokroraten ,se pa doktorate te perfunduar nuk marrim ,por fituesja per gjuhe-letersi as e ka nisur ate .Jo vetem kaq,por “Masterin shkencor “diten e ka realizuar ne Tirane gjate kohes kur ka qene e punesuar ne Korce. Pra, eshte e lehte te kuptohet qe ose ka blere masterin ,ose ka marre pa te drejte rrogen .Ne te njejten kohe smund te jesh ne dy vende…

Nuk e ngre zerin vetem per kete petagoge,por dua ta ngre zerin per keto diploma fals qe duhet te hiqen njehere e pergjithmone.

Duke marre keto diploma e fale bindjeve politike zune pozicionet ne drejtim,fale ketyre diplomave u bene pedagoge duke zene vendin e atyre qe e meritojne dhe i kanë marre diplomat me djerse. Femijet tane flene ne shtepi me igrasi per te qene cdo dite ne shkolle, nese mungojne me shume se dy ore nuk hyjne ne provime e nderkohe bijte e partisë i bejne shkollat qe nga vendi ku punojne dhe rriten pa konkurime.

Drejtuesit emerohen pa konkurrime, pedagoget zene vende pa konkurrime te verteta… Dua te pyes se deri kur do luhet keshtu me arsimin,me mesuesit,me emerimet,me postet e meqenese zeri jone nuk perfillet askund, vendosa t’u shkruaj se dua se paku tua themi “arsimi nuk behet me hajdute diplomash “e fitues nuk behesh “Me konkurrime pa konkurrim”Do doja shume qe ta shperndaje se dua ta degjojne se paku t’ua themi ne sy’.

Exit mobile version