Konstatimi i fortë i Bashës: Prokuroria e kapur është kthyer në celulë krimi

Basha akuzoi Prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale. Ai tha se, me ardhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe emërimin e Donika Prelës po shkatërrohen të gjitha hetimet për kriminelët duke i lënë ata të lirë të veprojnë.
“Prokuroria është kapur nga pushteti, kryeprokurorja Arta Marku është vendosur hapur në krah të krimit. Prokuroria është shpartalluar me emërimin e Donika Prelës, krahu i djathtë i Xhafës. Është kthyer në një celulë që shkatërron hetimet ndaj kriminelëve. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula e krijuar te Prokuroria”, tha Basha.
Basha deklaroi në takimin me gazetarët se me Arta Markun, prokuroria është vënë direkt në shërbim të krimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar me emërimin aty të Donika Prelës, është kthyer në një celulë kriminale që mbron kriminelët që nga Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Ervis Çyrbja.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hetime të nisura e të pabitisura për Dakon, Gjiknurin, Manjën, Ballën, telefonata e mesazhe me grupet kriminale dhe Ramës me kriminelët më famëkeqë.
Të gjitha këto prova po shkatërrohen nga Arta Marku dhe Donika Prela dhe grupi i prokurorëve të kapur.
Përgatitja e situatës nisi me shpartallimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Exit mobile version