“Kontaktet SHBA-Rusi vazhdojnë në nivele të ulëta”- Kremlini: Shumë shpejt një takim ose bisedë telefonike mes Trump dhe Putinit

Një takim apo bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump,  mund të organizohet shumë shpejt ka deklaruara këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov.

 

“Ky takim apo bisedë telefonike mund të planifikohet mjaft shpejt”, tha Ushakov në një intervistë pwr mediat ruse.

Megjithatë, këshilltari i Kremlinit sqaroi se nuk mund të japë ende detaje specifike në lidhje me përgatitjen e kontakteve të mundshme mes dy liderëve.

Në të njëjtën kohë, Ushakov theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe SHBA-së po vazhdojnë, por për momentin ato nuk po zhvillohen në nivel të krerëve të shteteve.

“Për momentin, kontaktet po vazhdojnë në nivele të tjera,” vuri në dukje zyrtari rus, duke iu referuar përgatitjeve për komunikim të mundshëm midis Putinit dhe Trump .

Deklarata e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve mbeten të tensionuara, me Moskën dhe Uashingtonin që ruajnë kanale komunikimi, por jo kontakte të drejtpërdrejta mes liderëve të tyre.

Artikulli paraprakSimptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D
Artikulli tjetërPjesë e grupit të Laert Haxhisë, ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari! Kristi Bixheku, autori i shpërthimit me tirtol në banesën e Bujar Turkut