Elseid Hysaj mbetet njeriu më i kërkuar në merkaton e Napolit. Mbrojtësi shqiptar që u konfirmua si një nga të rinjtë më premtues të futbollit europian edhe në Euro 2016, vazhdon të ngjallë interes te disa nga klubet më të mëdha të kontinentit. Gjatë orëve të fundit, me uljen e Kontes në bankinën e Chelsea-t, trajneri italian ka ndërtuar një listë me emrat që dëshiron të afrojë në Londër dhe njëri prej tyre është edhe mbrojtësi shqiptar. Sipas mediave britanike, Hysaj ka tërhequr vëmendjen e trajnerit italian gjatë Europianit pasi ai luajti ndeshje pozitive.
“I konsoliduar në aspektin difensiv dhe me vizion të madh edhe në fazën e sulmit, 22-vjeçari mund të jetë një nga kolonat e skuadrës së Chelsea-t në të ardhmen”, shkruan faqja “4-4-2.com”. Për të arritur te mbrojtësi shqiptar, Chelsea duhet të kënaqë kërkesat ekonomike të Napolit. Klubi napoletan nuk kërkon të humbasë shërbimet e mbrojtësit kuqezi pa arkëtuar shumën e dëshiruar. Atualisht, Hysaj ka një kontratë afatgjatë me Napolin deri në vitin 2020 dhe palët janë në bisedime për ronivimin. Nëse marrëveshja finalizohet me sukses, atëherë do të jetë shumë e vështirë që Hysaj të largohet përpara sezonit të ri.