Konte trajneri i muajit në Premier

Për të tretën herë radhazi Antonio Conte është përzgjedhur si trajneri i muajit në kampionatin anglez. Një vlerësim i merituar ky për 47-vjeçarin italian që me Blutë e Londrës koleksionoi plot 13 fitore rresht në Premier Leaguen angleze deri sa erdhi humbja ndaj Tottenhamit e pësuar në fillim të janarit. Me shpalljen si trajner i muajit në tetor, nëntor dhe dhjetor, Antonio Conte ka vendosur një rekord të ri, sepse më parë në Premier League asnjë trajner nuk ia kishte dalë ta fitonte për muaj radhazi këtë çmim prestigjioz.
Në garën për trajnerin më të mirë të muajit dhjetor, Conte mposhti Jurgen Klopp-in e Liverpoolit dhe Mauricio Pochettinon e Tottenhamit. “Jam vërtetë shumë i nderuar, dua të falënderoj futbollistët, stafin tim dhe klubin, e kemi fituar sëbashku këtë çmim, deklaroi ish-trajneri i Juventusit, u shpreh Konte.
Në muajin dhjetor, Chelsea i Contes përveç se e çoi në 13 numrin e fitoreve rresht në kampionat, luajti në total 6 ndeshje, duke i fituar të gjitha. Blutë e Londrës realizuan 13 gola gjatë kësaj periudhe, duke pësuar vetëm 3, madje 2 prej tyre në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Stoke City-it. Tashmë, Chelsea sfidon kampionët në fuqi të Leicester-it. Përballë skuadrës së Rainierit, Conte e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi sfida luhet në King Poëer Stadium, por ai ka besim se Blutë e Londrës do të rikthehen te suksesi në kampionat.

Artikulli paraprakBerisha, penallti dhe gol
Artikulli tjetërIbrahimoviç: Dua titullin e Premier League