Konteksti politik dhe historik i Kongresit të Lushnjës/ Emrat që ngelën në histori…

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash ne krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Konteksti historik dhe politik

Në kohën kur në Konferecën e Parisit bëheshin debate e pazarllëqe na dëm të popullit shqiptar, në Shqipëri u keqësua më tej gjendja politike dhe u rrit Lëvizja Kombëtare. Qeveria italiane vuri nën ndikimin e kontrollin e saj aparatin e qeverisë së Durrësit dhe forcoj masat në tokat e pushtuara.Ndërkohë qeveria serbe përkrahte Esat Pashë Toptanin.

Acarimi i gjendjes poltike dhe projektet e Konferencës së Parisit për ricopëtimin e Shqipërisë bënë të nevojshme thirrjen e një kongresi të ri kombëtar. Ky kongres u mbajt në Lushnjë më 21 deri më 31 janar 1920, me pjesëmarrjen e mbi 50 delegatëve nga të gjitha krahinat e vendit.

Në fillim Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë me vendosmëri planet e Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë. Kongresi zgjodhi një Këshill të lartë me funksione ekzekutive, ku bënin pjesë Aqif Pashë Elbasani, Mihail Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi Bej Toptani.

Kongresi zgjodhi edhe një Këshill kombëtar prej 37 anëtarësh që do të kryente funksionet e Parlamentit. Kongresi rrëzoi Qeverinë e Durrësit, që kishte rënë nën ndikimin e pushtuesit italian, dhe krijoj një qeveri të re të kryesuar nga Sylejman Delvina.

Në këtë qeveri bënin pjesë Eshref Frashëri, nënkryetar; Mehmet Konica, ministër i Punëve të Jashtme; Ahmet Zogu, ministër i Punëve të Brendshme; Sotir Peci, ministër i arsimit; Hoxhë Kadriu, ministër i Drejtësisë dhe Ndoc Çoba, ministër i Financave. Më 11 shkurt 1920 qeveria e Sylejman Delvinës, Këshilli i lartë dhe Këshilli kombëtar u vendosën në Tiranë, e cila që nga ajo kohë u bë kryeqytet i Shqipërisë

Qeveria e Sylejman Delvinës veproj në mënyrë të pavarur nga pushtuesit italian. Ajo i kërkoj qeverisë italiane të largonte forcat ushtarake nga Shqipëria dhe të hiqte dorë nga planet e saj pushtuese.

Anëtarët e Komisionit Nismëtarë të Kongresit të Lushnjes

Besim Nuri
Ferit Vokopola
Sheh Ibrahim Karbunara
Taullah Sinani
Emin Vokopola
Llazar Bozo
Nebi Sefa
Qemal Mullai
Zija Mullai
Mustafa Vokopola
Eshref Frasheri
Jonuz Sefa
Bajram Haxhiu
Skender Pojani
Kadri Jenisheri
Teki Libohova
Filip Papajani
Abedin Nepravishta
Jakov Bozo
Andrea Papaj
Qerim Arapi
Rasim Hoxha
Arif Kurti
Muntar Luarasi
Reshat (Hysni) Shazivari
Abdyl Aziz
Hasan Islami Like
Hamit Xheka

Delegatët në Kongresin e Lushnjes
Prefektura Durrës: Abdi bej Toptani, Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Rexhep Jella, Shezivar Alltuni, Xhaferr Ypi.
Malësia e Gjakovës: Hasan Batusha, Xhemal bej Bushati.
Prefektura Dibër: Ahmet Zogu, Dine Dema, Dine Nasuh Maqellara, Ramiz Daçi.
Prefektura Shkodër: Ejup Sabri Bushati, Hoxha Kadri, Mati Logoreci, Ndoc Çoba, Rexhep Shala, Xhemal Naibi.
Prefektura Elbasan: Aqif pashë Elbasani, Adem Gjinishi, Asllan Shahini, Filip Papajani, Kasem Sejdini, Qazim Dyrmishi, Sali Ceka.
Prefektura Korçë: Beqir Rusi, Eshref Frashëri, Ferid Frashëri, Gjokë Ndini Gusho, Idhomen Kosturi, Koço Kota, Sali Butka, Selaudin Blloshmi.
Prefektura Berat: Bektash Cakrani, Hysen Nikolica, Iliaz Vrioni, Kamber Belishova, Llambi Goxhomani, Llazar Bozo, Spiro Popa, Sheh Ibrahim Karbunara.
Prefektura Vlorë: Dhimitër Qypi, Myqerem Hamzaraj, Qazim Kokoshi, Ymer Ali Radhima.
Prefektura Gjirokastër: Ali Këlcyra, Ali Kumbaro, Arshi Shehu, Dervish Seit Grosha, Kasem Radovicka, Kiço Koçi, Rasim Babameto, Shezai Çomo, Spiro Kosova, Veli Harshova.
Diaspora: Sotir Peçi.

Vendimet

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t’i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme.

Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të.

Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, më 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tillë u pranua në gjirin e Lidhjes së Kombeve që në shtator të atij viti.

Një vit më vonë, më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekëve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi të vëzhgoi lëvizjet e jugosllavëve. /Alfapress.al

Exit mobile version