Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit, sipas të dhëave të raportuara nga INSTAT në Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për Banesa.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2025 arriti 113,1, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2025 është 1,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,4%.

Të dhënat e grafikut të INSTAT tregojnë se në gjysmën e dytë të 2024-s dhe në tremujorin e parë të 2025-s, rritja e kostove ka qenë minimale, në raport me gjysmën e dytë të 2022-t, kur kosto u shtuan me mbi 7% për shkak të shtrenjtimit të materialeve nga pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.

Në kontrast, çmimet e apartamenteve janë rritur me shpëjtësi. Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë 2024 periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Kostot e ndërtimit

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 5,2%, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 2,4%, “Kosto të tjera” me 2,0%, “Shpenzime transporti” me 1,7%, dhe “Shpenzime energjie” me 0,6%.

Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 1,1%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 2,2 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,8 % secila.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,4%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,7%, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1,1%, “Shpenzime makinerie” me 0,6% dhe “Shpenzime transporti” me 0,2%.

Nga ana tjetër ulje ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,2%. Ulja më e madhe vërehet në grupet “Materiale elektrike dhe komunikimi” dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” përkatësisht me 0,4% secila, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 0,1%./ Monitor.al

Exit mobile version