Kontrata e fshehtë e Ramës, i jep Serbisë kaskadën e Drinit

Ish-Kryeministri Berisha denoncoi dje një megaaferë të re të përmasave gjigante korruptive, të realizuar me urdhër direkt të Edi Ramës nga Damian Gjiknuri. Berisha renditi me fakte gjithë dokumentacionin që provojnë këtë megaaferë, sipas të cilave;
Më datë 13.06.2016, KESH sh.a, sipërmarrja që ka për drejtor një Agron Hetoja hap tenderin me subjekt “Shprehje interesi për marrëveshjen kuadër për depozitimin e energjisë elektrike”, një tender, i cili mbahet në sekret të plotë, pa shpallje zyrtare, pa ftesa për kompani ndërkombëtare prezente në tregun energjetik shqiptar, por thjesht e publikuar në arkivën e faqes së internetit të KESH sh.a., dhe nga ky tender lind një kontratë monstruoze korruptive për llogari të Edi Ramës dhe hajdutit me fytyrë njeriu, Damian Gjiknuri, kontratë midis KESH sh.a., dhe kompanisë serbe EFT e njohur ndryshe si lugati i korrupsionit në rajon.Disa kompani ndërkombëtare prestigjioze, pasi panë njoftimin në faqen e internetit, nxituan të paraqesin ofertat e tyre, por të gjitha çuditërisht nuk u afruan dot as te faza e negociatave me KESH sh.a., kjo një histori e paprecedent, pasi procedura “Shprehje interesi” nënkupton fazën e negociatave me të gjithë kompanitë, të cilët i plotësojnë kushtet.
Pra, çfarë ndodhi është se tenderi nuk u shpall nga Agjencia e Prokurimeve, u vu vetëm një letër afishimi, megjithatë kompanitë shkuan për të paraqitur ofertat e tyre dhe që të gjitha u hodhën poshtë, pa negociata fare dhe mbeti vetëm një kompani fitimtare.  Kjo është në kontratën, në të cilën nuk ka asgjë të qartë, sipas kësaj kontrate kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjetik të kaskadës së Drinit. Domethënë tani është ajo dalzotëse për komercialitetet, përfshi shtetin shqiptar dhe ndërkombëtar të shitblerjeve për Shqipërinë. Pra, asgjë nuk ka të qartë kjo kontratë. As kushtet e realizimit të kësaj kontrate, as struktura e këtij produkti dhe as baza ligjore, realizimi i kësaj kontrate me gjithë pikat e papërcaktuara të sipërpërmendura, gjë që sjell në pah një abuzim korruptiv që do të vijojë sapo kjo kontratë të aktivizohet.
Praktikisht bëhet fjalë për optimizimin e kaskadës së Drinit për llogarinë e personave fizikë dhe jo shtetit. KESH është ndërmarrje publike, kaskada është pronë publike, ndërsa tani i kalon një kompanie tjetër private ose një shteti tjetër. Domethënë, pa kushte të përcaktuara se me çfarë profili do të lëvrohet energjia elektrike, është shumë thjesht që kompania EFT në këtë rast, të marrë energji elektrike në oraret e pikut, të eksportojë dhe të shesë me çmim 50 euro dhe ta kthejë këtë energji natën, kur e blen me çmim 10 euro. Reston e ndaj me Ramën dhe një pjesë Damianin. Pra, shkurt kaskada e Drinit do të tregtohet pa asnjë lloj kushti, sikur me qenë pronë private e hajdutit me fytyrë njeriu, Damian Gjiknurit.
Pasi kompanitë ndërkombëtare, të cilat morën pjesë në tender paraqitën ankesat e tyre në institucione përkatëse, me kërkesë për anulimin e këtij tenderi korruptiv, me bazë ligjore të papërcaktuar dhe pa kushte të qarta për realizimin e kësaj marrëveshjeje me 1 kompani të vetme. Në datë 15.08.2016, Enti Rregullator i Energjisë nxjerr Vendim Nr. 131 ku kërkon që:
KESH sh.a., të ndërpresë menjëherë çdo veprim të mëtejshëm për finalizimin e procedurës së shpallur “Ftesë për shprehje interesi për marrëveshjen kuadër për depozitimin e energjisë elektrike”. KESH sh.a të publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit, njoftimin për ndërprerjen e procedurës ftesë për shprehje interesi për marrëveshjen kuadër për depozitimin e energjisë elektrike.  Ky vendim i ERE nuk është respektuar nga KESH sh.a, i cili procedoi me lidhjen e kontratës me kompaninë EFT, pavarësisht se Enti Rregullator e urdhëroi të anulojë çdo gjë. Natyrisht Hatoja, ky hajdut me çizme zbaton urdhrin e Ramës nëpërmjet Damianit” tha Berisha. Pas bërjes publike të këtyre të dhënave, Berisha bëri të ditur se përmes një shkrese zyrtare, Gjiknuri urdhëron ERE të lidhë kontratën me kompaninë serbe EFT. Berisha i bëri thirrje Prokurorisë së Republikës së Serbisë të ndërmarrë të gjitha hapat e hetimit për këtë aferë megakorruptive shqiptaro–serbe.
“Vetë Damian Gjiknuri, hajduti me fytyrë njeriu, i ka dërguar një shkresë Entit Rregullator të Energjisë me kërkesë, që ERE të tërheqë vendimin, pasi nuk ka kompetencat e duhura dhe se ky është urdhër i Ramës. Kjo është një shkelje e plotë e kompetancave nga ministri Damian Gjiknuri. Kjo është një nga megaaferat e mëdha korruptive shqiptaro–serbe dhe unë jam këtu për t’i bërë thirrje Prokurorisë të nisë me urgjencë hetimin bazuar dhe në këto dokumente që tani janë publike në media, ndaj Agron Hatoja, hajdutit me fytyrë njeriu Damian Gjiknuri dhe Edi Ramës. I bëj thirrje Prokurorisë së Republikës së Serbisë të ndërmarrë të gjitha hapat e hetimit për këtë aferë megakorruptive shqiptaro–serbe, të cilën kompania serbe e fiton duke eliminuar, në kundërshtim me çdo ligj çdo konkurrent tjetër. Ky insistim patologjik i Ramës për një veprim të tillë brutal, absurd dëshmon edhe një herë se ky njeri gjithçka ndërton mbi bazën e pasurimit të tij personal”, u shpreh ish-kryeministri.

Shkresa zyrtare e Gjinkurit ndaj ERE-s: Aprovo tenderin e EFT

Dalin fakte të tjera që rëndojnë pozitën e ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri në tenderin për depozitimin e energjisë, që ja kalon menaxhimin e kaskadës së Drinit kompanisë serbe EFT. Syri.net zbardh dokumenta konfidenciale, ku Damian Gjiknuri ndërhyn drejtpërdrejtë dhe në shkelje të ligjit cenon haptazi pavarësinë e Entit Rregullator të Energjisë, duke i kërkuar atij të tërhiqet nga vendimi për bllokimin e tenderit të dyshimtë. Tenderi i KESH për depozitimin e energjisë u zhvillua në datën 13 qershor, përmes një procedurë të dyshimtë pa shpallje zyrtare, por thjeshtë përmes një publikimi në faqen e internetit të KESH. Më datën 15 gusht përballë kësaj praktike të dyshimtë, Enti Rregullator i Energjisë ka marrë vendim, duke i kërkuar KESH të ndërpresë menjëherë çdo veprim të mëtejshëm për finalizimin. Por menjëherë pas kësaj, ministri i Energjisë Damian Gjinkuri i ka dërguar një shkresë Entit Rregullator, ku i kërkon ta anulojë vendimin dhe ta lejojë KESH-in që ta finalizojë tenderin për depozitimin e energjisë me kompaninë e re EFT. “Nëpërmjet këtij produkti “Kontrata për depozitimin e energjisë në kushtet e prurjeve të mëdha” maksimizon prodhimin e energjisë. Në këtë kuptim lutemi rishikimin e vendimmarrjes së ERE-s”, thuhet në shkresën e Gjiknurit që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe cenim të hapur të pavarësisë së Entit Rregullator. Afera me tenderin më datë 13.06.2016, KESH sh.a hapi tenderin për, “Shprehje Interesi për Marrëveshjen Kuadër për Depozitimin e Energjisë Elektrike”. Përveçse u mbajt i fshehur pa u botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike ashtu siç e kërkon ligji, tenderi rrethohet nga dyshime të mëdha edhe sa i takon kritereve. Kjo, pasi KESH ka vendosur si kriter pjesëmarrje që kompania duhet te ketë një kapacitet mbi 300 mega që e plotësonte vetëm EFT me një central të ndërtuar në Bosnje. Kjo është në kontratë, në të cilën nuk ka asgjë të qartë, sipas kësaj kontrate kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjetik të kaskadës së Drinit, duke marrë atribute të sektorit publik. Kontrata nuk ka të saktësuar asnjë kusht dhe lë vend për abuzime. Në kontratë nuk është përcaktuar se me çfarë profilesh do lëvrohet energjia elektrike, dhe në çfarë fasha oraresh duke i dhënë mundësi kompanisë serbe EFT, të marri energji elektrike në oraret e pikut, të eksportojë dhe të shesi me çmim të lartë dhe ta kthejë natën, kur e blen me çmime disa fish më të ulëta. Të gjitha këto shkelje flagrante të ligjit bënë, që Enti Rregullator t’i kërkojë KESH që të ndalë menjëherë tenderin. Por në shkelje të ligjit, Korporata nuk e ka zbatuar urdhrin dhe ka vazhduar me lidhjen e kontratës. Ndërsa nga ana tjetër, Damian Gjinkuri i bën presion Entit që të ndryshojë urdhërin për ta lënë KESH-in ta nënshkruajë kontratën, e cila nga ekspertët konsiderohet si një nga tenderat më të dyshimtë publikë.

Artikulli paraprakOrganizata kriminale kërcënon kryeprokurorin
Artikulli tjetërGomonia me drogë me vlerë 8 milionë euro kapet në Leçe