Kontributi i qeverisë, shndërrimi i vendit në eksportues njerëzish/ Gjergji Nika: Programi i Koalicionit Euroatlantik garanton një Shqipëri që meriton më shumë

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Vlorë, Gjergji Nika, shprehet se kontributi më i madh i kësaj qeverie, është shndërrimi i Shqipërisë në vend eksportuesish njerëzish.

“Kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat shumë të ulëta. Varfëria rritet përditë dhe të gjitha këto probleme, kanë një emër të përbashkët: qeverisjen e dështuar.” – shkruan Nika.

Më tej ai shpalos një pjesë të programit të Koalicionit Euroatlantik, që do ta frenojnë largimin e shqiptarëve dhe do të përmirësojë jetën e tyre.

Postimi i plotë:

Gjatë kesaj qeverisje i vetmi kontribut që ka dhënë partia ne pushtet është shndërrimi i Shqipërisë në vendin e parë në botë të eksportuesit të qytetarëve të tij. Kushdo e ka të qartë se me këtë model qeverisës, ky vend nuk ka kurrfarë perspektive, ndaj zgjedhin të largohen.

Kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat shumë të ulëta. Varfëria rritet përditë dhe të gjitha këto probleme, kanë një emër të përbashkët: qeverisjen e dështuar.

Ndaj program ynë do të bëjë të mundur që:

Në ditët e para të Qeverisë së saj, të nisë punën për rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;

Të bëjmë transparencë të plotë në procesin e akreditimit nga agjencitë ndërkombëtare të rankimit të universitete dhe të programeve të studimit;

Të bejmë regjistrimin e pronave të universiteteve dhe kalimin në pronësi të tyre, duke garantuar me ligj vetadministrimin e këtyre pronave;

Të krijojmë Bibliotekën Ndër-universitare Kombëtare Online;

Të rrisim rolin e studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës së të cilëve shkon deri në 30%;

Të dyfishojmë buxhetin për Arsimin e Lartë;

Të ndërtojmë brenda mandatit të parë 3 kampuse universitare: në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër;

Të financojmë praktikën njëvjeçare pas studimeve për 10 mijë studentë, duke garantuar kështu lidhjen e tyre me tregun;

Të financojmë bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15 universitetet më të mira në botë, si dhe promovimin e programit për thithjen e trurit, larg nepotizmit dhe ndërhyrjes politike, por bazuar në meritokraci. “From: brain drain, to brain gain”.

Të shpallim programet universitare të mësuesisë si “Prioritet kombëtar”, duke nxitur të rinjtë të studiojnë në këtë fushë me rëndësi për ardhmërinë e vendit, përmes politikave mbështetëse të arsimimit, punësimit, dhe sigurisë financiare;

Të japim autonomi të tillë universitete shqiptare, që përmes parimit meritë-preferencë, të kenë mundësi të bëjnë vetë përzgjedhjen e studentëve të tyre.

Të krijojmë Fondin Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim, ku të konkurrojnë të gjithë IAL (Institucionet e Arsimit të Lartë) publike dhe jo vetëm, institutet kërkimore, hulumtues shkencorë, bazuar në meritokraci;

Të ngrejmë Universitetin e Diasporës: përmes krijimit të një databaze të kërkuesve shkencorë, doktorë shkencash dhe profesorë shqiptarë, për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin universitar në Shqipëri, në bashkëpunim me universitetet publike, përmes një fondi të dedikuar për financimin e aktiviteteve.

Artikulli paraprakParalajmërimi i Bashës për ata që do guxojnë të prekin zgjedhjet, SPAK do t’i godasë pa mëshirë
Artikulli tjetërSkandali në prag fushate/ Qeveria punësoi 3900 persona në administratën publike në fund të vitit 2024