Kontrolle në Nikël, kapet me drogë dhe një sasi të madhe parash nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja

Vihet në pranga nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rrahja, 22-vjeçari Ariel Rraja. I riu, u ndalua pas një kontrolli që iu bë në mjetin e tij në Nikël, aty ku iu zbulua lënda narkotike dhe para, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.

Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Rraja hasin probleme me drejtësinë. Ata u përfshinë në skandalin e dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, për konfliktin mbi gurore. Dhuna barbare që shokoi opinionin publik solli edhe dorëheqjen e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakDeputeti demokrat Luan Baçi paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“A është arratisur Meta me Kryemadhin?”, avokati i tij Gjokutaj: Nuk e di ku është, nuk shkoj mbrapa Ilirit!