Përgjithësisht janë bizneset ato që bëjnë sponsorizime eventesh apo institucionesh, por në rastin konkret Kontolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Autoriteti i Aviacionit Civil ka marrë këtë rol në kundërshtim me ligjin. Në raportin përmbledhës të gjetjeve, KLSH thekson pikërisht atë që sanksionon ligji “Për sponsorizimet” i ndryshuar: Sponsorizues në kuptim të këtij ligji janë vetëm subjektet që kanë cilësinë e tregtarit, qofshin këta persona fizikë ose juridikë, vendas, të huaj a me kapital të përbashkët. Por duket se nxitja e Autoritetit për të bërë sponsorizime ka qenë fakti që të ardhurat që ka mbledhur si institucion kanë qenë më lart sesa shpenzimet. Gjithsesi sipas ligjit edhe këto të ardhura që teprojnë kanë përcaktimin e vet se si përdoren në momentet kur nuk përdoren të gjitha në një vit fiskal. “Veprimtaria e Autoritetit financohet tërësisht nga të ardhurat e realizuara nga vetë ai. Të ardhurat e realizuara, por të pashpërndara në fund të vitit të parë buxhetor të veprimtarisë, mbarten për vitin pasardhës dhe reflektohen në nivelin e tarifave. Në vitet në vazhdim, të ardhurat e realizuara e të papërdorura, deri në fund të vitit, mbarten e përdoren për shpenzime të angazhuara deri për një periudhë 3-mujore të vitit pasardhës e më pas derdhen në Buxhetin e Shtetit”, vlerëson KLSH. Situata konkrete e sponsorizimit përfshin një shumë 1 milion lekë në dy vite, atë 2014 dhe 2015, por ndëkrohë Kontolli i Lartë i Shtetit kishte paralajmëruar edhe një vit më parë Autioritetin që të mos kryente të tilla shpenzime.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...