Kontrollorët e Rajonit mbështesin kolegët shqiptarë: Burgosja nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet

Kontrollorët ajrorë të disa vendeve të Ballkanit kanë bërë një letër të hapur në mbështetje të kolegëve shqiptarë të Albcontrol, të cilët ndërprenë punën duke bllokuar për dy ditë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

‘Me shumë keqardhje morëm lajmin për kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri. Kushtet e punës për kontrollorët e trafikut ajror janë parakushti më i rëndësishëm për ecurinë e sigurt dhe të rregullt të trafikut ajror’, thuhet në letrën e firmosur nga krerët e sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

‘Burgosja apo keqtrajtimi i kontrollorëve të trafikut ajror nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet e diktuara nga pandemia aktuale.

Bëjmë thirrje që zyrtarët shqiptarë dhe përfaqësuesit e kontrollorëve të trafikut ajror të ulen në negociata, për të arritur një marrëveshje të përbashkët.

Qëndrojmë krah kolegëve tanë në Shqipëri. Ata dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona’.

1

Artikulli paraprakBardhi: Fshati del nga varfëria, plani ynë sjell rrugë, subvencion, pika shitjeje për produktin, ulje të çmimit të naftës e energjisë
Artikulli tjetërJa ku po i investon Balluku miliardat që ka zhvatur në Albcontrol